Posta Shqiptare dhe Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), ditën e mërkurë, datë 20 Shkurt, ora 12:00, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet nga Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj dhe Drejtori Ekzekutiv i ADISA, z. Lorin Ymeri, pranë Drejtorisë së Përgjitshme të Postës Shqiptare.
Ofrimi i shërbimeve nga Posta Shqiptare pranë zyrave rajonale të ADISA-s do të krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe kohore për qytetarët, të cilët aplikojnë për marrjen e shërbimeve.
Agjenda e takimit do të jetë si më poshtë vijon:
▪ Vendi: Salla e Konferencave
▪ Ora 11:45 – Mbërritja e ekipit përfaqësues të ADISA
▪ Ora 11:50- Briefing dhe diskutime ndërmjet përfaqësuesve të Postës Shqiptare dhe përfaqësuesve të Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA)
▪ Ora 12:00 – Firmosja e marrëveshjes për kryerjen e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA.
▪ Ora 12:15 – Deklarata për mediat e Administratorit të Posta Shqiptare z. Laert Duraj dhe e Drejtorit Ekzekutiv të ADISA, z. Lorin Ymeri.
Përfaqësuesit e Postës Shqiptare që do të marrin pjesë në këtë takim janë:
▪ Administratori i Postës Shqiptare, z.Laert Duraj.
▪ Drejtori i Departamentit të Shërbimeve, z.Vangjush Andoni.
▪ Drejtori i Departamentit të Administrimit të Shoqërisë, z.Entel Agolli.
▪ Drejtori i Kabinetit, z.Tildi Çadri.
▪ Drejtoresha e Shërbimeve Bankare dhe Financiare, znj.Elidjana Çelaj.
▪ Drejtori i Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit, z.Enian Sina
▪ Drejtori i Shërbimeve Postare, z. Dritan Monka.
Përfaqësuesit e ADISA që do të marrin pjesë në këtë takim janë:
▪ Z. Lorin Ymeri – Drejtor Ekzekutiv;
▪ Z. Ili SADO – Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Qendrave;
▪ Z. Fjorald BEHARI – Përgjegjës i Sektorit Juridik.