Karvanit me deputetë dhe protestues të udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më 21 shkurt nga godina e seancave plenare të Parlamentit në drejtim të Kryesisë së Kuvendit, ku u dorëzuan zyrtarisht kërkesat kolektive për dorëheqje nga mandatet e deputetëve, u mungonin disa emra.
Mungesat ishin me dhe pa arsye. Lefter Koka dhe Myslym Murrizi refuzuan publikisht heqjen dorë nga mandatet e tyre. Por, emra të tjerë mungonin gjithashtu. Mes tyre ishte edhe Rudina Hajdari, vajza e udhëheqësit të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’91, Azem Hajdari.
Ditën që Basha dhe të tijtë dorëzonin mandatet, Rudina Hajdari ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte argumenti që u përdor nga zëra brenda Partisë Demokratike për të shuar lajmet e një përplasjeje mes Bashës dhe të bijës së Azem Hajdarit.
Por, prej mëngjesit të së premtes, Rudina Hajdari është rikthyer në Shqipëri. Gazeta “Si” u përpoq përgjatë gjithë ditës së premte që të marrë një koment nga deputetja duke e kontaktuar atë në numrin e saj të telefonit. Kontakti ishte i pamundur.
Interesimi i medias për të mësuar se çfarë do të bëjë ajo me mandatin e saj mbetet i madh, ndaj për t’u shlodhur nga udhëtimi i gjatë, Rudina Hajdari mund të ketë zgjedhur që të fikë telefonin dhe të injorojë thirrjet për koment. Por, ajo nuk ka injoruar vetëm mediat. Burime të sigurta nga opozita thonë për gazetën se Rudina Hajdari nuk ka komunikuar as me partinë.
Ajo që shton akoma më shumë dyshimet është mungesa e saj prej disa kohësh në mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve të tjera drejtuese të demokratëve. Këto elementë të bëjnë të dyshosh se ka një përplasje të pa shfaqur ende publikisht mes deputetes dhe Lulzim Bashës.
Nëse kjo përplasje ekziston, atëherë ajo po zhvillohet larg vëmendjes së mediave dhe publikut, ndryshe nga përplasja me Myslym Murrizin. Deri para vendimit për dorëheqje, Murrizi perceptohej si njeri besnik i Lulzim Bashës dhe i besuari i tij. Megjithë këtë status që gëzonte, të paktën në publik, Murrizi jo vetëm që refuzoi vendimin e kryetarit dhe forumeve drejtuese të demokratëve për t’u dorëhequr, por shpërtheu në sulme e akuza ndaj anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
“Këta që janë në Kryesinë dhe në Këshillin Kombëtar, po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do t’i votonte njeri as për kryeplak. Po i votoi njeri këta, mua më varni te kali Skënderbeut. Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt. Këtyre edhe rrogën ua mban gruaja”, deklaroi ai në një intervistë dhënë për News24.
Pas këtyre deklaratave, Kryesia e PD-së u mblodh dhe e përjashtoi nga partia pa u menduar dy herë. Përballë aksionit opozitar, Myslym Murrizi është një “humbje” pa shumë peshë. Rudina Hajdari nga ana tjetër nuk ka dalë hapur kundër dorëheqjes, por as e ka firmosur atë. Për vitet që kanë mbi shpinë, Myslym Murrizi ka më shumë kontribute se ajo në Partinë Demokratike. Megjithatë, pas Rudina Hajdarit qëndron simbolika. Ajo jo vetëm që është e bija e Azem Hajdarit, por shihet edhe si një zë i rinisë, qëndrim që e përforcoi gjatë protestës së studentëve në dhjetori të vitit të kaluar.
“Sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre”, deklaronte ajo më 8 dhjetor të vitit të kaluar në ceremoninë përkujtimore të nisjes së protestës së studentëve më 1991.
Megjithëse studentët e refuzuan mbështetjen e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ishte e gatshme që të dorëhiqej si mbështetje për kauzën e tyre. Po sot? Sot, me heshtjen e saj dhe shkëputjen e kanaleve të komunikimit me Partinë Demokratike, Rudina Hajdari ka ngritur dyshimet se në mos është kundër, ta paktën është e dyzuar për të lënë mandatin për kauzën e opozitës për zgjedhje të reja.
Ka edhe një element tjetër, por që qarkullon më shumë në kuadër të thashethemeve të ngritura kryesisht përmes memeve dhe postimeve në rrjetet sociale. Fatmira Hajdari, e ëma e Rudinës, është gjyqtare apeli në Tiranë. Ajo ende nuk ka kaluar në sitën e vettingut. Këtë fakt s’e kanë kursyer shpotitjet ironike nëpër rrjetet sociale, që e lidhin vendimin e saj për të mos dorëzuar mandatin me kalimin në vetting të të ëmës.
A po ecën Rudina Hajdari në rrugën e babait të saj Azem Hajdarit, që njihej si një zë rebel brenda Partisë Demokratike? Përsa kohë vetë Rudina Hajdari nuk ka dalë në një komunikim publik dhe as nuk ka firmosur dorëheqjen, këto janë hamendësime mediatike, që u shtohen hamendësimeve për një pjesë të aleatëve të vegjël të Partisë Demokratike.
Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka janë që të dy deputetë të dalë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, por deri më tani as i pari dhe as i dyti nuk kanë dorëzuar mandatin. Mediu ka një alibi të fortë. Ditën që opozita dorëzoi në grup dorëheqjet ai ndodhej në Vjenë për të ngritur zërin e opozitës shqiptare gjatë punimeve të Asamblesë së OSBE-ës. Nard Ndoka nga ana tjetër, përveç deklaratës se ndodhej në Bruksel për arsye pune nuk ka dhënë asnjë sqarim tjetër./gazetasi.al
Urojme qe te gjeje rrugen e saj dhe te behet njeri i respektuar se nuk eshte faji i saj qe pati baba nje njeri si Azemi dhe nje mama te tille.Nga ferra del dhe trendafili thote populli.
Baba HALABAK dhe kriminel, nena mashtruese ordinere ?
Familje HAJDARASH, c’a pret!?
Azem Hajdari rebel!?
Cthua more zoteri?
Ai ishte ne lufte me Saliun per hajdutlliqe.
Njeri nga te dy do vritej ,se keshtu I zgjidhin punet hadutet
Saliu u tregua me I zoti dhe e hoqi qafe,se e dinte qe do e hiqte qafe Azemi ate.
Keshtu qe ajo cuca do e dorzzoje se ka hallin e se emes ,se ka vjedhur shume
Ata si familje e.dine kush u vrau Azemin ,por e shiten gjakun e tij me pasuri ,,,,,
Edhe 2 vjet rri kjo si deputete,pastaj rri me mamin qe ka vjedhur miliona euro,Fatmira Hajdarin,super katunare idiote,qe edhe me lexu nuk di.Kjo deputetja eshte pesha pupel.
Nardi – Pa dasht me te kundershtu per Fatmira Hajdarin, qe as nuk e njoh, por qe paska vjellur miliona euro, e ne te njejten kohe qenka super katundare idiote, qe as me lexu nuk din !! A nuk te duket se ke nevoje per pak shkolle, ose te pakten per ma teper informacion ?!!
Mos or burre se lat name me keto komente idjotash. Shkruaj ate qe duhet ose mos shkruaj fare.
PS : Mundesh edhe me m’sha, mbasi asht ba zakon ketu, por gjithsesi, gjithkush tregon veten e vet, edhe pse nuk identifikohet.
MIK… we te kesh miliona nuk do te thot qe je njeri inteligjent dhe i zgjuar. Kete e shikojme nga aktualiteti ne shqiperi apo jo…?
Race MUTI. …..THUAJ. …BAJGA JANE. …KANE BERE SHUME TE KEQIJA. …..ZOTI VENTE DORE. .
Kjo banon ne amerike. Rebelohet me mbrojte pasurine e mamit injorante.
Nje korigjim te vogel. Azem Hajdari jo nje rebel ne PD , por nje rebel ne pergjithesi , pastaj se si do ta vaftisin ne PD per qellimet e tyre , ajo eshte tjeter ceshtje , ata bene hero dhe patriot Halil Aline e shume e shume kriminela te luftes se dyte boterore te Azemi do ngjitnin ?????
vaftisin = pagezojne
Azemi ishte Nje sharlatan pa shtylle kurrizore ,Nje ish hajdut i rendomte dhe intelektual gomar…..por kurrsesi rrebel.
AZEMI REBEL AZEMI BANDIT NJE IMORAL NJE TRAFIKANT NJRI I FLLIQUR QE SKA LEN GJE PA BER NE KETE VEND PRANDAJ MOS NA ÇANI BYTHEN ME KETO PRRALLA
Azem Hajdari ishte analfabet hajdut kokekrisur.
Asnje vlere si politikan.
Saliu lozi me te dhe familjen e tij .
I mori jeten dhe e perdori per pushtetin e PD deri me sot.
PD forca me kriminale e ketij vendi.
Z.Mero po ja fut kot.
Mos u tremb nga SALI KRIMINELI.
Rudina mos na e permend ma baben tand se nese nuk e din ti a lexon cfare thuhet per te.Ai baba jot u ka vu velen e zeze shume nanave dhe ka marre karmen po vrave do vritesh. Ai nuk arriti me njoft dhelpren e serbise Sali kriminelin qe vrau baben tand. Nese do hysh ne politike hyn po ishe e zonja,por jo nden hije e babes tand qe ska lan gja pa ba. Ai ishte nje njeri me shume vese te keqia na vjen keq qe po ti themi po ky ka qene realiteti per te. Partia e tij eshte nje parti kriminelesh hajdutesh qe te gjithe meritojne burg per cka i kane ba ketij vendi.Nuk mund te jete gabim i gjithe populli qe flet keq per baben tand.Mos u lodh kot ta ngresh figuren e tij se vendi i tij asht vetem ne balte . Ti e ke babe dhe sdon me e besue se asht e vshtire mori bij po populli kurre sgabon kur te ven emrin qi meriton.
Gruaja e Azemit heshti per vrasjen e burrit se ja mbushi Saliu bythen me para.
Veriu i shqiperise ka nevoje per shkollim. Sa kohe qe nuk do kete investime ne arsim e kulture nga ajo brime vetem kesi monstrash do dalin. E kane bere dhe hero, pale! Mjere femijet e ketij vendi per te ardhmen qe krijuan keta.