Akuzat e PD, Rama 'sms' deputetëve të PS: Le të vlojnë në zjarrin e mandateve, le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre

25 Shkurt 2019, 20:38Politika TEMA

Kryetari i Qeverisë, Edi Rama pas deklaratave të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për të hequr vëmendjen nga situata e djegies së mandateve, u ka dërguar sot një mesazh të gjithë deputetëve të PS.

Sipas News 24, Rama i ka porositur deputetët që të mos replikojnë me Bashën për akuzat politike.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! 

Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson?”, thuhet në SMS e dërguar nga Rama për deputetët e maxhorancës.

13 komente në “Akuzat e PD, Rama ‘sms’ deputetëve të PS: Le të vlojnë në zjarrin e mandateve, le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre”

  1. Konica USA says:

    Injorojini keta bastard, le te lehin si qente rrugeve, aty e gjejne vetveten.

  2. Xha Beqo says:

    I sakte Z. Kryeminster. Leri bajgat e thara te digjen gradualisht nga zjarri I mandative te djegura. Gjithe populli eshte me ju. Nderkombtaret po i dalin ne ender Lulash Sumces.

  3. Linda says:

    Po’ pse o pallosh dako nuk duhet arrestuar?

    1. Tigri says:

      po ka kush te arrestohet me pare ,jane ata qe kane vrare ne Gerdec, jane ata qe kane vrare me 21 Janar , jane ata qe kane vjedhur rrugen e kombit,qe kane vjedhur mandatin e kryetarit te bashkise ne Tirane , dhe ata qe e turperuan SHQIPERINE me djegjen e mandateve tani ne shkurtin e 2019.

  4. am says:

    Amani mer, ka shume njerez shqiperia qe deklarojne gjera shume here me te mencura se ky Basha. Amani se na hapi barkun! Nje lajm ne tre eshte Basha tha keshtu e Basha tha ashtu. Edhe pastrueset e rrugeve po te intervistoni jane me interesante. Amani mor, shkruani dicka tjeter se i bete lesh njerezit me keta dyzet palaço qe luajne telenovele.

  5. Devolliu says:

    Leri tja heqin njeri tjetrit dhe i pasmi vetes. Me ne fund i erdhi mortja fares se keqe , qe solli kaq prapesi ne kete vend.

  6. SalSurreli vs RamGerdeci says:

    Imagjinoi keta ne foto ne Banken e te Akuzuarve:
    per hashash/droge
    per besnikeri ndaj komunizmit
    plagjiature ekselence
    vella kriminel
    nuskekakukulla
    dhe kone zevzeke….

  7. duno says:

    Me i gjate titulli se shkrimi . Produkt made in Tema.

  8. Tigri says:

    I jeni qepur Dakos se ka ka zhvilluar nje bisede dhe ka ngrene dreke me nje shqiptar zgjedhes me biografi “te KEQE” Nje nga arsyet qe Dako i fitoi zgjedhjet ishte se pati per konkurent GRIDEN qe Durresi mund ta zgjidhte per” miss”por jo per kryetare bashkie ,prandaj ka kush te arrestohet me pare ,jane ata qe kane vrare ne Gerdec, jane ata qe kane vrare me 21 Janar , jane ata qe kane vjedhur rrugen e kombit,qe kane vjedhur mandatin e kryetarit te bashkise ne Tirane , dhe ata qe e turperuan SHQIPERINE me djegjen e mandateve tani ne shkurtin e 2019.

  9. Bilbilenjet says:

    Mos jua vare fare zoti Kryeminister ,atyr alabakeve,kafsheve te opozites,se ata e kane mendjen jo te hallet e popullit,por si e si te shajne,te shpifin gjithe diten e gjithe naten.Bashas i ka ngalur mendja te ura e qabes,do rrezojme Edi Ramen.Kete di ai dhe nuk di gje tjeter.Mjer ajo parti ç’a ka ne krye. Nje Bandit me emrin Lulezim.

  10. Bledi says:

    Ky ishte vetingu
    I përshpejtuar sigurisht

  11. Lorenc Luka. Ish kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Rrofte, Zoti Dako !

  12. marjani says:

    po grida qe ha leket qyl bashke me salianin llastica qe bejne porno ne parlament me leket e shqiptareve psenuk denohen ata jan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje