Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një lidhje direkte nga selia e PD-së me emisionin Top Talk, iu përgjigj pyetjes mbi mundësinë e përjashtimit të Rudina Hajdarit, ashtu siç u veprua me Myslym Murrizin, i cili nuk pranoi të djegë mandatin e tij.
Rudina Hajdari është një nga të paktët deputetë të opozitës, që nuk e kanë dorëzuar mandatin e deputetit, si pjesë e një veprimi të përbashkët që ndërmorën forcat politike në minorancë.
Në kohën kur opozita ndërmori aktin e “djegies” së mandateve, Hajdari nuk ndodhej në Shqipëri, por ndonëse është kthyer që të premten, ajo nuk ka qartësuar qëndrimin e saj.
Megjithatë, nëpërmjet një reagimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Rudina Hajdari ka njoftuar se nuk është shprehur deri tani për shkak të problemeve shëndetësore dhe se shumë shpejt do të dalë me një qëndrim publik.
Duma u shpreh kështu për këtë çështje: “Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht.
Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim.
Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë”.
Kjo Baxhella i di te gjitha.Shume shpejt do ta shohim tek Semafori
Keni shkruar: Deputetja e partise Demokratike Grida Duma… Nuk eshte mo deputete se e ke dorzu mandatin, keshtu qe flasim pallavra tani qe jane askushi. Eshte fat per popullin tone qe u vetekikinuan nga politika keta horra e ndyresira. Kurse gica azemit nuk ka bere asgje per te qene deputete dhe as juk ka votuar asnje per ate. Thjesht ju ngref kryetar lulit (kryetar me vota te vjedhura brenda partise) dhe e beri deputete. Vetem ne Shqiperi i shef keto shpikje. Shqiperia vendi i çudirave vertet!