Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Maja Kocijancic, ka kundërshtuar sërish vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin duke djegur mandatet.
Kocijancic shprehet se ky vendim po dëmton funksionimin e demokracisë duke nënvizuar se Parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet.
Ndiqni intervistën:
Erisa Zyka: A mund të nisim me “zgjerimin”? Shumë po e quajnë “Pranvera ballkanike”. Në Shqiperi ka dy protesta antiqeveritare, që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve. Këto vendime, sipas opozitës, janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A është komisioneri Hahn i prirur të negociojë?
Kocijancic: Ajo që mund të them është të nënvizoj atë që Hahn dhe Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat, ata kanë riafirmuar të drejtën për të protestuar për qytetarët e lirë, por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandateve, vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë. Parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë joproduktive dhe shkojnë kundër BE-së, vendim që qytetarët kanë marrë dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës. Në këtë drejtim, qëndimi i Brukselit mbetet që opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit e kjo është një deklaratë që vazhdon të mbetet në fuqi.
Erisa Zyka: Reforma në Drejtësi. Kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar Vettingun, por nuk e kanë justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar korrupsionin. A po sakrifikohet Reforma në Drejtësi?
Kocijancic: Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin Reformën në Drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të Vetingut, për të garantuar procesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e Vetingut po dëmton cilësinë e Reformës. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, Vetingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco.
Erisa Zyka: Në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi kemi protesta antiqeveritare. Të gjitha këto protesta njësoj po denoncojnë dhunimin e ligjit dhe bazat e të drejtave të njeriut. Media ndërkombëtare si Radio Europa e Lirë ka shkruar se Komisioni Europian akoma po i mbështet këto qeveri edhe pse ato po dhunojnë sundimin e ligjit dhe të drejta bazë të njeriut. A mendoni se është koha që të ndryshoni qëndrimin e Komisionit Europian karshi këtyre qeverive?
Kocijancic: Erisa, nëse lexon raportet tona, ti e shikon që ato janë shumë të balancuara. Ka shpesh paragrafe ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju une nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi në çdo rast me Ballkanin perëndimor është me karakteristika të ndryshme, por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu si bën ti. Është shumë e qartë se angazhimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk është vetëm raporti ynë, por edhe raporti i vitit të kaluar ku është thirrja ku kërkohet të zbatohet zbatimi i ligjit dhe ky është një mesazh që i kalohet të gjithë partnerëve tanë. Ne flasim edhe me interlokutorë të tjerë në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe mendoj se situata nuk është ashtu siç e përshkruan ti.
Gazetari serb: Maja, ti the se opozita në Shqipëri që la parlamentin dhe Komisioni thotë që kjo nuk është e mirë për demokracinë. Në Bullgari, opozita ka bërë të njëjtën gjë. A mund të thuash të njëjtën gjë edhe për Bullgarinë?
Kocijancic: Unë kam privilegjin qe të flas për politikën e jashtme, por nuk e ndjej se jam në situatën për të folur për gjendjen në Bullgari.
Nuk na lë provincializmi, injoranca, arroganca, agresiviteti dhe ndjenja e inferioritetit të pranohemi nga të tjerët si njerëz normalë, pasi jemi tmerrësisht irritues dhe idiotë, si kjo copa e mishit me dy sy, që e kanë sajuar për gazetare!
Me ndyresire gazetare se kjo Zyka, veshtire te gjesh. Moj zuzare, a e kuptoni veten tuaj sa te ndyre qe jeni. Ju a kam then dhe te Zheji dhe po ta them dhe ktu qe juve po e tregoni hapur qe jeni zedhenese e Kremlinit
Maja, e keni pare ndonjehere kete kurve promshqiptareve?
Kjo Zyka e PD-se tenton ta beje te thote cfare don vete zonjen Kocjanciq. E din idiote si vehten.
Ne Shqiperi nuk ka gazetar.Pushteti i medjas ka mbaruar.Me gjeni nje gazetar te pavarur qe flet per te verteten. Ketu e verteta ka dy fytyra ose te pushtetit ose te opozites.
Pse dorezimi mandateve ndodh vetem ne Shqiperi? Mos kjo tregon se jemi koke pagdhendurit e evropes?
Zyka surrati me i percudnuar i klikes se Vicidolit. Kocijancic ja ka dhjerre injorantes Zyka po ku kuptojne trungjet e Pedes.