Presidenti Meta, apel politikës: Tregohuni të përgjegjshëm, merrni vendime në interes të integrimit në BE

25 Shkurt 2019, 13:31Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri apel të fortë ndaj klasës politike, e cila sipas tij, duhet të tregohet më përgjegjshme për veprimet që ndërmerr.

Ai këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë.

Kreu i shtetit mes tjerash u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka që të frenojë largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi, por  theksoi se duhet të krijohen me patjetër kushte dhe mundësi më të mira në vendin ku janë lindur dhe rritur.

“Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përbush edhe një amanet të Nënë Terezës.Ky çast është dëshmi e frymëzimit të veprës së shenjtores Nënë Tereza, pasi ajo iu shërbeu të gjitha atyre që vuanin. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë të dhënë për Shqipërinë.

Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane.

Dua të bëjmë gjithçka për të realizuar atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuajë nga dimri demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke ofruar edhe më shumë shpresë edhe më shumë mundësi. Mirënjohje të thellë për Papa Françeskun”, tha mes tjerash Meta.

14 komente në “Presidenti Meta, apel politikës: Tregohuni të përgjegjshëm, merrni vendime në interes të integrimit në BE”

  1. Goni says:

    Njeriu qe nxorri deputetet e LSI nga palemanti duke rreziku negociatat thote tregohuni te pergjegjshem ahahahahahahahhahahahahah

    1. Mihal says:

      Shih kush flet, koketuli. Hajde gjeje strumbullarin e kesaj kur e ke para syve.

  2. Lani says:

    Sa fallco eshte Like hajduti.

  3. Gjenerata 1964 says:

    Ku ka qen ky ajduti apo tani i doli gjumi.

  4. Doda says:

    Like Floriri me vile 3 milion euro ne Gjirin e Lales me keto qe thote don me na thene se nuk eshte e dija ura e zjarrit qe ka ne dore me te cilen do te perveloje Shqiperine
    Pis burre

  5. Ilirioama says:

    Hipokrit
    Foli cizmes
    Foli mikut sale qe te shpetojr.nga video e tan priftit
    Foli lehsit Nikolle
    Kthe floririn ose hifh salen ne gjyq qe te akuzoje para nje jave ne top channel

  6. SHPAKU says:

    durim dhe dy vite. Në 23 korrik te 2021 ky shkon në Reç

  7. Bilbilenjet says:

    Po ti more shejtan president je i pari qe nuk i do negociatat per ne BE.Me mire shko dhe ti,dorezo mandatin si e beri idhulli yt Sali Berisha.E them kete se ti e ke alergji dhe mik Sali Berishen. Te te rroje e t’a keshe me jete.Do vije dita e afert qe te dy do lozni domino ne Reç.

  8. cane says:

    Kot qe flet.Duhet ta ndjesh qe nuk je me moralisht presidenti yne.Je nje hajdut i madh.Kaq je.Ne syte e popullit je hic.

  9. Klorea says:

    Eeeeeeh, more president xhani!

    E bere lesh e li dhe tani nuk i gjen dot fillin !!

    Ti mund ta bindje ne shtepi Monen, apo edhe ty te kercenoi ?! ?! ?!
    Eheeee, tani iku ajo pune, mbaroi….. si cjapi te kasapi…..!!

  10. Jani says:

    Floririn ku e ke fshehe

  11. Cuku says:

    Like Baba me 40 hajdute

  12. Flutura says:

    Nuk mund te mesoje qeverine Presidenti si te ndaloje te rinjte te mos punojne jasht vendit. Kjo indirekt eshte sulm ndaj qeverise. Le te mbaje vendin e te mos perziet me punet e qeverise.
    Shyqyr qe e mbritem kete dite, qe njerezit te gjejne veten ku te deshirojne. Pak kane ikur, duhet te ikin edhe peseqindmije, sepse nuk i mban toka

  13. Rudina says:

    Mblidh baxhellen o like gloriri – like blloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje