Republika e memeve

25 Shkurt 2019, 11:54Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” dhe “Liri demokraci!” janë dy thirrje lapidareske të cilat sot duhet t’i përkisnin historisë dhe të zgjonin veç ndonjë nostalgji nga e shkuara.

Dalë nga kocka ëndrrash të viteve ’90 dhe ushqyer me shpresën e një Shqipërie perëndimore, duket fyese që ato t’i quash thjesht tog-fjalësha, vogëlsi t’i emërtosh veç si thirrje apo e pakuptimtë t’i konsiderosh si slogane populiste.

Pesha që kanë mbartur është tepër e madhe ndaj të eksperimentosh sërish me to është sa e vështirë po aq edhe qesharake.

Rikthimi i tyre pas çerek shekulli në korrin e protestuesve para institucioneve kryesore në Tiranë, nën gjykimin tim ishte lajmi kryesor që doli nga zhvillimet e fundit. Mbase mund të duket e habitshme për ty që po më lexon, por ky detaj godiste më tepër se të gjitha kapsollat, fishekzjarret, gazi lotsjellës apo bombat molotov të hedhura së bashku.

Klithja e ngjashme që ushtonte sërish në të katërta anët, mjaftonte për të kuptuar bilancin e një fature dështimi që ka prodhuar klasa politike, mediatike, shoqërore, pse jo edhe ndërkombëtare. Ngjan disi naive për t’u marrë me këtë, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi që ëndrra, tashmë e rrudhur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” , u shndërrua në një makth që në vend të shpresës prodhon veç frikë. Koha s’ka lëvizur.

A nuk është pak e çuditshme që një popull adreson po të njëjtat kërkesa prej afro tre dekadash dhe si përgjigje merr veç zhgënjim?! Kush janë përgjegjësit që Shqipëria u kthye pas, apo thënë më saktë çdo hap përpara e shoqëroi me dy mbrapa?

Përgjigje të thjeshta që i gjeni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. As nuk na ka mallkuar njeri, as na kanë bërë magji dhe as na ka ndëshkuar Zoti. Përgjegjësit i keni aty, majtas, djathtas, lart, poshtë, në Kryeministri, pas Kryeministrisë, para Kryeministrisë, mes turmës, në krye të turmës, nën podium, mbi podium, me karrige, pa karrige, me ju, kundër jush, etj. Janë pikërisht këta “përdhunues idealesh” të lindur dhe stërvitur, që vijojnë të premtojnë se do të mbrojnë “virgjërinë” e shqiptarëve.

Askush s’duhet të ketë frikë të thotë se kjo Shqipëri ka fytyrën e Berishës, Ramës, Metës, Nanos, Bashës, Mediut, Ruçit, Pollos, Kryemadhit dhe të tjerë degëzime klanesh politike, oligarkike dhe mediatike që vijnë pas tyre. Kush më pak dhe kush më shumë, por këta janë skenaristët e dramës shqiptare që nis, vazhdon dhe mbaron me të njëjtat thirrje prej 29 vitesh. Dramë kjo, që ka prodhuar teorinë “kap ça të kapësh”, duke injoruar investimin për brezin e ardhshëm.

Qoftë militanti më i thekur, duhet të dijë se thirrjet lapitareske të orëve të para të demek-demokracisë, po përsëriten vazhdimisht pasi janë mbajtur të varura nga kollaret të këtyre kufomave politike. Ata jo vetëm që s’i shërbyen kurrë vendit të tyre, por ditën tregtojnë patriotizëm artificial dhe natën s’kursejnë as astarin e shpuar të shqiptarit të thjeshtë.

Jemi regjur nga premtime përrallore, analiza ekonomike me lugë floriri, deklarata se renditemi pas Gjermanisë, intriga në bodrumet politike të Tiranës, kalime ylberesh partiakë, koncensione pa data dhe pikë, pushtet pa frerë, ligjvënës të ricikluar, protesta për karrige, siguri të vetëmasturbuar, arsim pa dije, drejtësi zarfash, shëndetësi pa shiringë, bujqësi degdisur kanaleve, art të rreckosur, valixhe që mbushen pa destinacion dhe fjalime klishe në emër të popullit pa popull.

Pra, jo pa arsye ridëgjimi i mesazheve “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” apo “Liri demokraci!”, është bërë si këngë krejt normale ku askush s’i mendon si lajm reflektimi por si melodi që është i detyruar të hedhë këmbët sipas të parit të valles.

Ndaj edhe sot, këto thirrje lapitareske janë shndërruar në meme pikante që kanë pushtuar rrjetet sociale. Fatkeqësisht, në vend që ato të na rrëqethnin mishin për të shkuarën, po na shkulin brinjët nga vendi për të tashmen pasi edhe kauza më serioze ka veshur rrobat e karnavaleve.

Kjo s’ka qenë kurrë “Republika e Shqipërisë” që u projektua në ëndrrat e atyre viteve, por dhembshurisht është bërë “Republika e memeve” që kanë ditur ta mjelin duke u zgërdhirë. Dhe neve s’na ngelet gjë tjetër veç se të zgjedhim: Ose të qeshim, ose të qajmë, ose të zgjohemi!

 

17 komente në “Republika e memeve”

    1. SaliGerdeci vs RamSurreli says:

      Fotografia qe zbulon se kush jane ata qe shkaterruan Shqiperine dhe e mbajne akoma ne erresire si puna e Detit dhe Air Anadoll.

    2. Kalec Dega says:

      MEQE U MBYLLEN SHPEJT KOMENTET TE TEMA TJETER:
      6 VJET NE PUSHTET RAMA ka ndertuar rruge, aeroporte dhe hekurudha….

        1. Anonymous Sunitus says:

          Ty te merziti me shume fakti qe Rama ka ndertuar asnje rruge, aeroport apo hekurudhe?

  1. Myrteza says:

    BRILANTE ANDREA JE I MADH EDHE PËR MUA QE JAM I FUNDIT QE MAR VESH NGA POLITIKA POR ATO THIRJE NË RADHË TË PARË DUHET TI DËGJOJNE ATA NJE GRUSHT POLITIKANESH PREJ 29VJETESH QË HERË HYJNE NE ATË ZYRE DHE HERË DALIN PO KURRË NUK LARGOHEN ASAJ ZYRE DHE NXITIN XHEP SHPUARIT PËR TA PËRSËRITUR THIRJEN LIRI DEMOKRACI NE KEMI QEF QË TI AKUZOJMË POLITIKANËT POR EDHE TI VOTOJMË PËR TI SHPËTUAR AKUZAVE QË JU BËJMË PO NE VETË TË PËRSHËNDES DHE TË UROJ TA MPREHISH LAPSIN MIRË

  2. X says:

    Kjo shqiperi ka fytyren e Enver Hoxhes!

  3. Gezimi says:

    Hiq Berishen qe eshte burre shteti qe pruri demokracine dhe na dha vizat e Naton pa te tjeret mutre jane.

  4. Populli says:

    Po me Nanon ca keni me rrota neve nano na i mbushte kuleten plot apo se mbani mend se sa lek kishim ne kohen e tij jo si edvini dhe saliu qe na kane bo per me lype po te kthehet edhe njeher fatosi jetojme tamam sic na ka hije por ai nuk kthehet

    1. Y says:

      O Gëzim me mu____t se ty nuk ka. Kur vlerëson një kriminel për burrë vaj me det tung.

    2. Y says:

      O Gëzim turp për ty që mburr një kriminel, nje hajn e një anti shqiptare.

  5. Y says:

    O Gëzim turp për ty që mburr një kriminel, nje hajn, nje anti shqiptare.

  6. Y says:

    O Gëzim turp për ty që mburr një kriminel, nje hajn e një anti shqiptare.

  7. Jimmy says:

    Berisha ne vend te pare si kufoma me e qelbur politike e ma pas te gjithe qelbesirat e tjera qe permend shkrimi.
    Te pergezoj Andrea !

  8. css says:

    alert( ‘Hello, world!’ );

  9. Aspirantja says:

    Bravo more djale. e ke thene mire.
    Ne presim nga ju te rinjte, po kur ju shohim qe shkoni mbase Saliut, Lulit, e Monikes,
    ne na humbin shpresat fare.
    shiko ca bejne te rinjte e LSI & PD ne parlament
    hedhin veze, lecka te lagura, miell, bjoje.
    mos valle kjo eshte menyra per ligjevensit tane te Rinje qe populli besuar me vote (cha vote, me liste doja te thoja)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje