Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë duke marrë skas nga situata aktuale i ka bër apel politikanëve që të zgjidhun krizën me dialog dhe vetëpërmbajtje.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, apelojne per “për zgjidhje të konfliktualitetit të tejzgjatur, i cili po thellon dhe më shume varfërinë e shqiptareve, ikjen e tyre, dobësimin e institucioneve demokratike në vendin tonë, si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë përpara botës”.
Deklarata
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), po ndjekin me shqetësim situatën politike në vendin tonë, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin social, ekonomik dhe në të ardhmen e rinisë sonë, duke krijuar një gjendje të pasigurtë dhe duke cenuar shpresën e një populli të vuajtur, por vital e të fortë përballë sprovave me të cilat është përballur historikisht.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje politikës shqiptare për dialog dhe vetëpërmbajtje, si dhe për zgjidhje të konfliktualitetit të tejzgjatur, i cili po thellon dhe më shume varfërinë e shqiptareve, ikjen e tyre, dobësimin e institucioneve demokratike në vendin tonë, si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë përpara botës.
Ne të gjithë së bashku, duhet të këmbëngulim fort te virtyti i shpresës, që po plagoset dita ditës, duke i bërë thirrje të gjithë faktorit politik të lërë mënjanë dhunën verbale apo fizike, përçmimin e kundërshtarit politik, e të gjejnë medoemos zgjidhje në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare, të atyre nënave dhe baballarëve fisnikë, që ushqyen brezat me dashurinë e shenjtë për këtë tokë, e sidomos të rinisë sonë, e cila meriton një vend me një të ardhme shpresëplotë.
Lusim Zotin për më shumë dashuri, mirëkuptim e bashkëpunim.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë.
Me respekt,
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
(TemA)
Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Allahu ju deshiron.
Shikonk me kujdes ne foto fisio-gnomin e secilit udheheqes Fetar, lexoni CV e secilit prej tyre … respekte te pa fund per hiresin e Anastas Janullatos.
Ne qender dhe ne krye eshte vendi i udheqesve te vertet si Anastasi.
Sali effendi, ke vene emrin Zigur Qari , Shqiperia jone do shpetoje vetem atere , kur ju te zhdukeni nga politika, se boll e shkatruat ate vende te bukure. Ty te ka mbetur ora si ne shekullin e 19te
Ajo fe qe thua ti u vendos nga turqia per te percare shqiptaret, ate politike po bene dhe ti.
Larg duart nga Shqiperia, Shqiperia eshte Evrope. kurse ju jeni nje jashte shqitje e saj.
Ju bej thirrje grave dhe vajza shqiptare _ larg nga lendet helmuse pse do keni gjithe jeten problem me shtatzanine, frymarrjen dhe femijet qe lindin.
Pershendetje nga USA
Ik o mbetje anadollake. Ti s`ke asgje te perbashket as me kristjant as me muslimant e nderuar shqiptar. Ti je thjesht hibrid aziatik. Ne djall shkofsh ti, Basha dhe gjitha banda qe ju rrethon.
Na rrofshi topat hoxhallar priftërinjë e popa ???.