Bujar Nishani leksione Parlamentit Europian: Jeni të pasaktë dhe gaboheni kur kanalizoni kriza, nëse s'na kuptoni ne atëherë s'jeni me shqiptarët

28 Shkurt 2019, 15:42Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike nuk i kanë pranuar kritikat e delegacionit të Parlamentit Europian të cilët nga Tirana e cilësuan djegien e mandateve si një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Bujar Nishani ka bërë një shkrim ku përcjell disa leksione diplomatike për përfaqësuesit e partë të PE-së.

Në shënimin e tij, Nishani i cilëson konstatimet e eurodeputetëve si të pasakta dhe të gabuara.

Ish presidenti thotë se nëse ata nuk e kuptojnë opozitën atëherë nuk janë me pjesën më të madhe të shqiptarëve.

“Shumë e mirëpritur ishte vizita e disa parlamentarëve të Parlamentit Evropian në Shqipëri, për të adresuar situatën e një krize të rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore që po e çon këtë vend drejt kaosit me impakt të rëndë në të gjithë rajonin.
Për fat të keq rezultati i kësaj vizite rezultoi për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, zhgënjyese.
Mesazhi kryesor që shqiptarët dëgjuan nga disa prej parlamentarëve ishte artikulimi i një ndasie të madhe midis shqiptarëve.
E pasaktë kjo tezë, të nderuar parlamentarë !

Një ide e gabuar për ta kanalizuar kështu krizën e madhe në Shqipëri.

Vërtetë që edhe ne shqiptarët kemi angazhime, përkatësi, ndjeshmëri të ndryshme politike në kuptimin partiak. 
Por ne jemi shumë pak që të jemi aq të ndarë sa ç’dëshiron klani anarkist i “rilindjes”.
Demokratë, socialistë, liberalë, konservatorë janë çdo ditë me njëri tjetrin në vendet e tyre të punës, në blloqet e tyre të banimit, në kafenetë e lagjes, madje edhe brenda familjeve të tyre.
Nuk ka asnjë urrejtje apo ndasi midis shqiptarëve, zotërinj !

Ndasia dhe urrejtja është midis qytetarëve me krimin e organizuar, që tek ne për fat të keq ka kapur pushtet politik.
Përballja dhe dallimi i madh është midis popullit që vidhet dhe pushtetarëve që zhvasin popullin më të varfër të Evropës. 
Shqiptarët dëgjuan disa mesazhe për bashkëpunimin, respektim institucionesh, integrimin evropian. 
Mesazhe këto shumë të mirëpritura.

Por, për fat të keq, shqiptarët nuk dëgjuan asnjë mesazh kundër krimit të organizuar, asnjë mesazh kundër korrupsionit të kthyer në kult dhe sistem, asnjë fjalë kundër përdorimit të vrasësve serial, bosëve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe detashmenteve partiake në policinë e shtetit, në blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të së djathtës.

Kongresi Amerikan (Voice of America), shumë më larg (në kontekstin gjeografik) ka mundur ta shoh dhe ta denoncoi blerjen e votave nga krimi i organizuar.

Deputetët e Parlamentit Evropian që vizituan Tiranën nuk e kanë parë dot atë maskaradë elektorale.
Mediat prestigjoze italiane, gjermane, britanike, franceze kanë paraqitur fakte dhe prova se si grupet e krimit të organizuar dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës kanë tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se po pregatiten të vendosin rezultatin në zgjedhjet e ardhëshme.

Zëri i këtyre mediave prestigjoze nuk ka mbërritur ende tek parlamentarët që vizituan Tiranën. 
Mekanizma të specializuar të Parlamentit Evropian konstatuan se 20% e votave u blenë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

20% e votave në sistemin tonë do të thotë që kjo “shumicë” e sotme, me rezultatin që mori, nuk do të mund të kishte më shumë se 60 vende në Parlament.

Për rrjedhojë do të ishte minorancë dhe jo maxhorancë.

Njëri prej parlamentarëve u tregoi shqiptarëve se kur këto ndodhin në vendin e tij, me këtë çështje merret drejtesia !!!!
Ne shqiptarët e dimë mirë se në vendin e tij, kurrë nuk ka ndodhur e nuk ndodh që bandat e vrasësve dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës të përfshihen në proceset zgjedhore e jo më ti sigurojnë 20% të rezultatit partisë qeverisëse.
Deri këtu jo, ju lutem mos na fyeni !

Shqiptarët nuk dëgjuan asnjë fjalë se çfarë mendojnë parlamentarët evropian për 5 prioritetet e procesit të integrimit evropian.

Si mundet të flitet për integrimin pa gjykuar për procesin drejt tij ?

Njëri prej deputetëve shkoi deri atje sa të inkurajonte kthimin e sistemin monist në Shqipëri !

Kjo përbën fyerjen më të madhe ndaj dinjitetit dhe integritetit të shqiptarëve në këto 27 vite të pluralizmit politik.
Kjo përbën një fyerje ndaj mijëra viktimave të ekzekutuara nga diktatura, ndaj dhjetra mijërave të interrnuar në kampet e përqëndrimit nga rregjimi i Hoxhës për shkak të përpjekjeve të tyre për liri dhe demokraci.

Sot, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë më parë që ta kthejnë Shqipërinë në rrugën e idealeve, parimeve, standardeve, dinjitetit, integritetit, civilizimit evropian.

Hapi i parë, i përfaqësuesve të shumicës së shqiptarëve duke dorëzuar mandatet e një parlamenti ilegjitim është një vendim historik në shërbim të një të ardhmje krejt ndryshe nga kjo që sot vuajnë shqiptarët dhe që bie ndesh thelbësisht me standardin evropian.

Sot, në Shqipëri nuk ka një përpjekje politike të partive në opozitë për të marrë pushtetin në tavolinë.

Sot, në Shqipëri ka nisur një lëvizje e madhe qytetare, për një ndryshim të madh në sistemin politik, në proçesin e ndërtimit të institucioneve, në mënyrën e sjelljes së pushtetarëve ndaj qytetarëve, në ekonominë e shqiptarëve, në imazhin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Ata që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këtë lëvizje të madhe qytetare, nuk janë në krah të shqiptarëve në përpjekjen për projektin e tyre evropian.

23 komente në “Bujar Nishani leksione Parlamentit Europian: Jeni të pasaktë dhe gaboheni kur kanalizoni kriza, nëse s’na kuptoni ne atëherë s’jeni me shqiptarët”

  1. Sala says:

    ik o palle se le nam…o kapter…harrove qe dole me bustin e Enverit ne dore…mos fol se te njohin gjithe shqiptaret dhe per me teper mos fol ne mer te tyre

    1. Grigor says:

      Mos u nxehni me kete Nishanin se nuk ka lene gje zoti pa i bërë.
      Perposë te tjerave, shikojeni çfare fytyre ka dhe çfare jeleku ka veshur. T’ju vije gjynah per te, sepse zoti ja ka derguar Berishen si xhelat ne kete bote, dhe ky lutet dite e nate te vdese Berisha.

    2. Malko Durmishi says:

      Shkrim shume i sakte dhe i matur.Shqiptarce ,ata evropian ,qe erdhen,duheshin zene me hu.Nuk verifikuan asnje nga aresyet perse u la parlamenti.
      Ata sikur erdhen ketu per te ngrene,per te pire dhe per te fshire

  2. qazim says:

    Kush te jep te drejte ty more qurrash,njeri i depersonalizuar,te flasesh ne emer te Shqiotareve.Mjaft fole si president,je askushi dhe ne do te dish,shqiptaret te urrejne ty dhe sojin tend.

  3. Lani says:

    Ky eshte fare komik (per te mos thene ndonje fjale me te rende nga ato qe perdor Rama)

  4. Petriti says:

    Sa pa logjike…Edhe budallenjte po mundekane me qene president

  5. Dr says:

    Na I marrshin te ligat imperialistet amerikanee revizionistet sovjetike. Shqiperia eshte killed baruti (Enver Hoxha).
    Sal Berisha edhe kete e beri president. ky ska tre gram mend. President ne kuptimin e fjales, njerez me dinjitet kane qene Mojsiu, Mejdani dhe Topi. Ky nje tip burekxhiu, hekraxhiu apo edhe teneqexheu me ngjyre evgjiti…

  6. Gjenerata 1964 says:

    Mos na acaroni nervat me kete trapin.

  7. "Presidenti". says:

    Nje lutje per “Tema”-n
    Kapterr Nishanlliu nuk eshte me President (se dhe kur ishte “e qau”) keshtu qe ju lutem shume qe edhe po nuk mund ta injoroni se eshte “figure” , mos ilustroni shkrimet me dokrrat e tij, me fotografi te meparshme te tij ne seline e Presidences.
    Mos e perdhosni Presidencen.
    Banditi qe ndodhet sot aty mjafton dhe tepron per nje gje te tille.
    Kapterrit gjejini nje foto “updated” (te perditesuar).
    Se edhe po nuk e pame ne foto nuk do te na pritet oreksi

  8. albanian16al says:

    Prandaj PD dhe LSI jane ne opozite sepse kane politikane rrugesh, kujtojne se BE dhe USA nuk e njohin realitetin!!!!!???
    Edi Rama per ta eshte e keqja me e vogel per Shqipetaret..

  9. Adri says:

    Doli dhe *ari, me falni, Jari, nuk mund te rrinte indiferent. Ler mustaqe prape, mbase ju vjen fati

  10. Fitimi says:

    O musteqemut mos folni ne emer te popullit se ju nuk jeni populli por vetem disa bajga te pa rendesishem por edhe disa fundrrina qe skeni kurfar morali e leshoj mustaqet te dukesh si dordalec se Pa mustaqe Po dukesh si sharllatan.

    1. "Presidenti" says:

      Nuk mbaj me mustaqe, m’i dhjeu, me fal, m’i preu gruaja

  11. Muca says:

    Filloj dhe ky si George Bush
    O me ne
    O me ata

  12. U F O says:

    Nuk e keni kuptuar hala se si vepron I nuk kini asgje te perbashket me shqiptaret ??Jeni UFO se po beni gjera e veprime te pandodhura ne planetin tone e po beni te mendoje demokracia boterore se si ti aplikoje ne raste te tjera(besoj se ska ne bote si ju , jeni unik) shpikjen tuaj te dorezimit te mandateve me ideatore aleancen berisho-metiane Kur u bere ti more ish. presidenti me I paafte ne bote tu japesh mend e sqarosh europianet me nje shkolle kapteri e me diplome fallso Mbaji per vete ato dy fije mend se te duhen te rregullosh partine tende qe ka kaluar ne ilegajitet e ka humbur komplet rrugen e se gjen njelloj si ata qe vuajne nga skleroza e mos I shit se nuk ti blen njeri

  13. 666 says:

    O rrot o krypjepen po shumic eshte partija socjaliste qe qeveris jo ju disa parti jashtqitje qe jeni grumbulluar ne siglen opozita e bashkuar po e bashkuar per te ruajt pasurin qe i kèni vjedh ketij populli mos tju seokostrojne dhe mos te denoheni me ne krye ty . Prandaj tallen bota me ne kur kemi patur president si ti dhe ky qe kemi sot pra sejcili me hajdut se tjetri . Ti kur ishe president deri dje u rrinje gatitu europjaneve dhe amerikaneve edhe nje kapteri po te vinte nga ato i thoshe si urdheron po le me ketyre 7 eurodeputeteve dhe sot po ban si trim . Po ti shkove ne Rinas me ju mbajt çanten delegacjonit amerikan sa qe i thane delegacjonit qeveritar qe kishin dal me e prit kush eshte ky qe ka dal si bajtes çantash dhe valixhes pra si hamall porti edhe gje i fuqishem surrati yt .

  14. Lako Dejani says:

    Per etike qytetare, mund te te drejtohesha, “zoti Bujar”. Mirwpo, nuk e meriton, sepse eshte bela kur tjetrit i pelqen vetja si puna jote.Ti kujton se me qe ca kohe Saliu te vuri president dhe pandeh u bere vertete i tille! Po pse ky milet gjume ka bere per ate kohe dhe nuk te ka njohur? Sa kohe qe ishe nje oficer i ulet ne Shkollen e Bashkuar, u lepiheshe shefave se aq e kishe aftesine. Ah,po, ke bere nje “akt heroik”,mbajte bustin e Enverit ne sup per ta mbrojtur nga te tute e sotem. Me siguri, Saliu, si enverist i asaj kohe dhe po aq stalinist me pas, ta shperbleu kete akt duke te bere president. Nje turp. Ty edhe nje tufe me karçine nga te Libohoves te te jepnin, do ti merje me qafe. Mbete servil i çdo kohe. Iu lepive Saliut sa munde, dhe fundja mirw bere, sepse atij nje si ti i dujej atje.Madje per kete shkak te kane graduar ne strukturat “e reja” te P.D. per te qene deputet ne te ardhmen. Kot e ke qe hera heres prononcohesh ne medja, se nuk ta var njeri, nuk te perfill askush me dy pare mend. Po ndjek rrugen e “kapedan Saliut” qw eshte kthyer ne kufome edhe pse ende po e shtyn jetwn me ligesi te pafund. I duhen edhe bythelepiresit si puna jote. Do beje mire te shikoje shendetin dhe katandine tende qe te harroheshe per injorancen e trasheguar se sa te shfaqesh si opininist apo publicist. Pale, te çudit edhe krekosja jote, fjalet e medhaja. A thua se çoç je ! Shko e ndizi njw qiri dajos tend ne Durres se prej tij u bere oficer me mbiemer te ndryshuar. Krisjet e arave nuk behen dot lisa. Lakuriqi i nates dhe cinxamiu, nuk behen dot shqiponjw. Te mjafton qenia ferracak.

  15. fahriu says:

    Ti je shume i veshtire per tu kuptuar,dhe kur ishe president,asnjehere,opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme nuk arriten te te kuptojn,po simas disa thashethemeve te dites,ty nuk te kuptojne,as pjestaret e familjes,e shoh qe je ne pozita te veshtira,po mos u dorzo,qendro burr,se dicka do te fitosh,po ishalla nuk te del ajo profecia e Shkodranve,qe te fitosh,nder tre,ate me te gjatin

  16. Tit Xhani says:

    A…paskina pas pas ne i president mësteqe premë or taj…A ku je o Sefer Daja…Ta bofte zoti spirtin rafmet…

  17. koci says:

    Jar Mehmeti jo i denjë për rubrikën “gojët e liga” se është serioz
    Kishte talent që në shkollë Skënderbej (beks d.m.th.)ku spikaste në kohën kur bëhej Informacioni Politik i javës, një aktivitet periodik javor ku lexoheshin Decibao të KQ të PPSH për aktualitetin politik kryesisht në botë.
    Një herë tha gjithë ton e seriozitet: “Social-imperializmi Sovjetik e heq veten sikur çoç është, por s’është gjë.” Disa qeshën nën zë, se ta provonin hapur ç’do hiqnin!
    Unë them sot se paska pas largpamje kopuku kur nuk ka sulmuar Imperializmin. Çfarë dobiçi!
    Po nuk e di sot çpati me PE!

  18. ben says:

    Po pse merziteni me Jarin more djema. Jarit ashtu i kane thane dhe ashtu po thot. Se mos I qithi kto llafe nga ment e veta. Jo se Jari ka pas shume mend kur ishte president, por qe kur i rrujten musteqet Jari ja fut si kau peles. Me sa duket Jari aty i ka pas ment, ke musteqet.

  19. Ish says:

    Po cke Nishan pa mustaqe
    Kur ishe me mustaqe dukeshe me mire nga trute
    Akoma te kurdise berisha
    Ti ke qene dhe kapter i dalluar
    Edhe kur vodhe votat ne Kombinat
    Apo harrove??
    Leri nderkombetaret se si meson dot tanii qe s”ke mustaqe

  20. Alban Dega says:

    In a message dated 10/9/2012 4:19:17 P.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
    USHTARI MBETET USHTAR ZOTI PRESIDENT SOLDIERI !

    – I Enverit dje… i Sali enveristit sot

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Republikes Z. Bujar Bishani eshte i lindur per soldier, ushtar. Kurre nuk do ta kisha besuar se do te mbetej solider, ushtar edhe pasi u be President me hir ose me pahir
    President Soldieri foli edhe sot. Foli njesoj si Berisha. E njejta gjuhe! I njejti stil! E njejta permbajtje! Greva e urise se ish- persektuuarve politike, tha Bujari i Berishes eshte thellesisht politike.
    A thua mund te presish gje tjeter nga ata qe e kane emrin e pervuajtur e perbaltur dje , mbiemrin e pervuajtur e perbaltur edhe sot : i persekutuar politik!
    Kur nuk ke gje te re per te thene eshte me mire te mos flasish, thote sovrani. Te gjtihe e dine kete shprehje te arte pervec President Soldierit.
    Ai foli si Berisha. Si nje papagall e soldier besnik i tij President Soldieri perseriti fjale per fjale fjalet e Berishes. Asgje e re! Mos fol!
    ” Ka qene me Enver se vete Enveri” me tregon vellai im Besniku qe ka qene student i tij ne Shkollne e Bashkuar te Oficereve . ” Shoku Enver ka thene keshtu…. ” ” Sic na meson shoku Enver…”, ” Sic na meson Partia…” … Na cante menderen me keto sllogane enveriste…
    Shihni deklaratat e tij sot… Fjale per fjale cfare thote Berisha! As me shume e as me pak.
    Lume Shqiperia per kete President – Soldier qe ka. Ushtar i Enverit dje. Soldier i Sali enveristit sot.
    Vec kujdes me Kushtetetuten se mund t’i fluturoje karrikja brenda nente muajsh kur Salen ta nxjerrin ne pension dhe vene ne banken e te akuzuarit per krimet pafund te 96-es, 97-es, 14 shtatorit 1998… Otrantos, Gerdecit, 21 janarit 2011…
    Eshte koha qe President Soldieri te behet ushtar i sovranit jo ushtar i tiranit… Sovrani te jep pavdekesine …
    Tiranet marrin me vete edhe soldieret e tyre! Syceltesi Zoti President Soldieri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje