Juve-Chelsea, nisin sfidën për të marrë Zidane!

1 Mars 2019, 14:43Sport TEMA

Chelsea nis duelin me Juventusin për të marrë trajnerin Zinedine Zidane.

Lajmi është publikuar nga tabloidi anglez “The Sun”, i cili shkruan se “Blutë e Londrës” po planifikojnë afrimin e Zindane nëse vendosin të largojnë trajnerin Sarri.

Ndërkohë, edhe Juventusi do të preferonte ish yllin e tyre, që është dhe i preferuari i Agnelli të merrte drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, në rast të lamtumirës së Max Allegrit në fund të sezonit.

“Po, një ditë unë mund të kthehet në Torino. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mes meje dhe Juve është një ndjenjë e veçantë”, ka thënë Zidane disa vite më parë, duke konfirmuar se marrëdhënia e tij me ekipin e Juventusit, me të cilin ai ka luajtur nga viti 1996 deri në vitin 2001, nuk ka qenë kurrë e prishur.

Dhe tani francezi, i cili ka bërë historinë duke fituar tre herë radhazi Champions League nën drejtimin e Real Madridit dhe pastaj vendosi për të përfunduar me lavdi aventurën e tij në stolin e Merengues, tashmë mund të kthehet në Torino.

Gjitashtu, Zidane mbetet dhe në planet e skuadrës së Chelseas.

Trajneri francez pëlqehet nga bossi i londinezëve, Roman Abramoviç, i cili do ta kishte zgjedhur atë për të rikthyer Blues në rezultate të arta, në rast të dështimit të përvojës së Sarrit. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje