Derbi i kryeqytetit që luhet sot në “Selman Stërmasi” do të hyjë në histori, pasi do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave që do të gjykohet nga një gjyqtare femër.
Kjo është risia e madhe e FSHF-së për takimin kryesor të kësaj javë në Superiore, pasi ka vendosur t’i caktojë gjyqtares që sapo ka marrë stemën e FIFA-s, Emanuela Rusta, një rol kryesor në këtë sfidë.
Gjyqtarja do të jetë një nga asistentët e linjës së portës në këtë duel, bashkë me Juxhin Xhajën i cili do të jetë i vendosur në anën tjetër të fushës.
Ndërkohë, sfida do të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji, për të cilin ky është derbi i dytë që drejton në këtë sezon, pasi ka ndarë drejtësinë edhe në takimin e fazës së parë të përfunduar në shifrat 1-0 për të kuqtë.
Vijërojtës për këtë duel janë gjithashtu me stemën e FIFA-s, dy më të rinjtë që janë graduar si ndërkombëtarë pak muaj më parë, Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi. Për të dy, kjo është hera e parë që bëhen protagonistë në një derbi në Superiore.
Nuuuue!
Ka dal pajdh n lugun e topit breee!