Në konferencën për shtyp para derbit ndaj Partizanit, trajneri i Tiranës Ardian Mema është shprehur se është thjesht ndeshja e radhës, ndërsa mendon se ka ardhur dita për të marrë tre pikët.
Mallikimi në derbi
“Derbit kanë specifikën e vet dhe është fakt që Tirana nuk po fiton. Ndoshta ka ardhur dita për ta thyer por në futboll ka 3 rezultate. Jemi përgatitur se është ndeshje e fortë por mund të bëjnë diferencën individët gjatë ndeshjes. Shpresoj të bëjmë pak gabime dhe mendoj se ekipi është në moment të mirë. Kjo i bën mirë ekipit për nesër. Jam munduar ta mbaj larg presionit por nesër shihet çdo gjë”.
Presioni
“U mundova të them se lojtarët kanë qenë në atmosferë të mirë pa probleem dhe të qetë. E presim derbin qetë dhe Tirana e sheh si ndeshje radhe. Tiranës i duhen pikët”
“Po të shohësh renditjen është favorit partizani por favorit është ai që gabon më pak. Kam punuar me skuadrën dhe ia lë ndeshjes”.
Ndryshime
“Nuk do të ketë ndryshime dhe pak a shumë është ai formacion. Unë jam trajner që fus lojtarë në formë.
Kemi fituar me skuadra e kreut dhe ka mbetur vetëm Partizani pa u thyer. Ne do të shohim që të thyejmë dhe partizanin.
Halili në stol? Lojtarët në formë do të jenë të gatshëm për të luajtur. Ky është standardi im dhe është bërë e ditur kjo gjë.
Halili është lojtar që punon dhe që kërkon e ka karakter sportiv.
Kur kam qenë futbollist nuk doja të jepja deklarata pasi nuk fitohet me to. Ndeshja është ajo që të bën të shohësh.
Mendoj se grupi është forca jonë”.
Vlerësimi për kundërshtarin
“Ndeshjen me Flamurtarin isha në stadium dhe janë lojtarë të mirë Bardhi Mala e Asani por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Duelet kur fitohen fitojnë edhe ndeshjen. Ndeshjen e fundit patëm probleme me gabime”.
Tifozët
“Nesër tifozët e Tiranës janë përkrahës të ekipit dhe nuk merren me kundërshtarët. Jemi të një qyteti dhe lojtarët do ti gëzojnë tifozeritë. Shpresoj ta bëjnë lojtarët tonë. Tifozeria e Tiranës ka fituar ndaj asaj të Partizanit”.
Përmbysja e rezultatit
“Gabuam ndeshjen e parë dhe e pësuam. Janë korrigjuar gabimet nga e shkuara dhe nuk po bëjmë gabime. Lojtarët janë me të qetë dhe po minimizojnë gabimet e tyre”.
“Halili në stol? Lojtarët në në formë do të jenë të gatshëm për të luajtur. Ky është standardi im dhe është bërë e ditur kjo gjë”.
Rreth gjykimit
“Shpresoj të mos ndodhë si me Flamurtarin, të më kishte ndodhur mua do të ishte situata më agresive, problematika do të jetë te futbollistët dhe jo arbitrat”.
Katunaret e Agim Tirones nuk kane fituar dhe nuk mund te fitojne kurre kunder QYTETAREVE te Partizonit!
As ne fushe e as ne tribuna ?