Përgatijet për derbin/ Humor e entuziasëm tek Partizani, Mema kristalizon formacionin!

27 Shkurt 2019, 17:50Sport TEMA

Tirana po i afrohet gjithnjë e më shumë një ndër sfidave më të rëndësishme të sezonit, derbit të madh të kryeqytetit kundër Partizanit. Skuadra bardheblu ka zhvilluar edhe seancën e parafundit stërvitore në kuadër të duelit ndaj “demave”, ku lajmi më i mirë vijon të jetë ana shëndetësore e ekipit.

Përveç Oduamadit, i cili mungon prej kohësh, i gjithë grupi i lojtarëve ka qenë i plotë në dispozicion të trajnerit Ardian Mema. Formacioni titullar do të kristalizohet ditën e sfidës, por sipas informacioneve të siguruara nga “Sport News”, gjasat janë të shumta që tekniku të zgjedhë këtë 11-she në duelin përballë të kuqve: Abibi si gjithnjë në kuadrat, mbrojtja do të përbëhet mga Kërciku në të djathtë, Turtulli e Imami në qendër dhe Hoxhallari në të majtë. Ndërkohë rolin e “digës” në mesfushë do ta plotësojnë Maveje e Karabeci, me treshen Greca, Hasani, Kobinah në mbështetje të sulmuesit kryesor Michael Ngoo.

Përqendrimi i futbollistëve është maksimal dhe skuadra vijon të përgatitet me intensitet të lartë. Në ndryshim nga sfidat e tjera, kësaj here Mema nuk e ka pasur aspak të nevojshme të motivojë ekipin, sespe një takim derbi nuk mund të mos interpretohet me maksimumin e forcës. Interesi është në majë dhe pritet që stadiumi “Selman Stërmasi” të jetë “sold -out” për eventin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Partizani vijoi me entuziazëm stërvitjen e parafundit në prag të derbit të kësaj të premteje me Tiranën. Trajneri Skënder Gega i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, madje dhe Lorenc Trashin, që do të mungojë në këtë përballje të madhe për arsye pezullimi.

Të vetmit futbollistë që u përgatitën të veçuar ishin Ardit Hila dhe Alesio Hyseni, pasi po vijojnë fazën e riaftësimit.

Për trajnerin Gega është e rëndësishme që skuadra të jetë e bashkuar në prag të një përballje që do të thotë shumë për vijimësinë e sezonit dhe për objektivat. Për këtë arsye, tekniku I të kuqve fillimisht zhvilloi një bisedë me të gjithë grupin, duke mbajtur një fjalim të shkurtër dhe ndarë detyrat e përgjegjësitë për gjithsecilin.

Gega e ndau fillimisht skuadrën në tre grupe, ku binte në sy humori i lartë dhe batutat mes lojtarëve. Më pas vijoi me ushtrimet e përgjithshme në funksion të supersfidës së të premtes.

Sa i përket formacionit, në krahun e majtë në vend të Trashit mendohet të aktivizohet Hektor Idrizaj. Një natë para derbit të kuqtë nuk do të akomodohen në Elbasan, por në një hotel në periferi të Tiranës. (Supersport)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje