Mediat greke: Panuçi po na ''vjedhë'' edhe një talent tjetër!

27 Shkurt 2019, 16:49Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, është duke bërë gati listën e emërave që do të ketë për sfidat eleminatore të kampionatit europian.

Tekniku kuqezi pritet që të afrojë disa emra surprizë në takimin e parë që Shqipëria do të luajë më 22 mars në “Elbasan Arena” kundër Turqisë.

Tomas Guidarës, pritet që të jetë një nga suprizat e Panuccit i cili pret që të pajiset me pasaportën shqiptare.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbuluar dhe një tjetër emër që do t’i bashkohet përfaqësues shqiptare dhe ai është Fiorin Durmishaj.

Sulmuesi ka bërë paraqitje mjaft të mira në Superligën greke me ekipin e Panionios dhe ka qenë në objektivin e Federatës Greke të Futbollit për ta pasur pjesë të kombëtares së tyre.

Por, media greke “Sportime” në një artikull të sajin shkruan: “Kombëtarja shqiptare po përgatitet të ‘vjedhë’ një tjetër lojtar, pas propozimit të bërë nga Kristian Panucci”, shkruan media greke. (TemA)

2 komente në “Mediat greke: Panuçi po na ”vjedhë” edhe një talent tjetër!”

  1. Asfalia says:

    Po keta nuk vodhen Pirro Vrimen, Luan Shabanin Mirela Manjanin, etj?! Apo kur ju ikin ketyre, quhet vjedhje?
    Yshttt vrimo elines poustides.

  2. BOHOTINA says:

    Jo vetem i vodhen, por u ndryshuan edhe emrat. Turp per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje