Nuk do të jetë derbi i tyre i parë, në karrierën e tyre kanë përjetuar me dhjetëra të tillë, si futbollistë, e një si trajner. Derbi i kësaj të premte do të jetë dhe një sfidë në stol, mes dy trajnerëve të shtëpisë, Ardian Mema dhe Skënder Gega, që e kanë sfidën e dytë kundër njëri-tjetrit.
Në këtë sezon me Tiranën dhe Partizanin, i kemi parë të festojnë për triumfet e skuadrave të tyre por dhe të përfshihen nga emocionet e forta, si për të treguar se ata triumfin dhe dështimin e ekipeve të tyre e ndjejnë në adn, pasi për ta ngjyrat e ekipit por dhe derbi janë përjetimi më i rëndësishëm.
Ajo mes Tiranës dhe Partizanit, do të jetë dhe një sfidë tifozësh në stol, që janë mësuar me rëndësinë e derbit që në moshë të re, kur mbronin fanellat e skuadrave që sot drejtojnë, dhe për dy personazhe të tillë, një derbi është më i rëndësishëm se çdo sfidë kalendari, pavarësisht se pozicioni i detyron të jenë ndoshta më të ftohtë se protagonistët e tjerë të sfidës, të paktën deri në vërshëllimën e fundit, ku emocionet mund të mbizotojnë sërish, atëherë kur skuadra e tyre të ketë kryer detyrën në fushë.
Derbi i kësaj të premteje, do të jetë mbi të gjtha derbi i tyre. (SS)
2-0 per Partizanin….Tirana sfiton dot kundra partizanit dhe per nja 20 vjet,,dava ekip zejtaresh
Fiton Tirana patjeter
ve bast me mero bazen
po nuk fitoi tirana une behem me Edi ramen
po fitoi tirana merro le te behet me KE TE DOJE PERVEC EDIT!!!
Fiton Tirana patjeter
ve bast me mero bazen
po nuk fitoi tirana une behem me Edi ramen
po fitoi tirana merro le te behet me KE TE DOJE PERVEC EDIT!!!!!
Fiton Tirana patjeter
ve bast me mero bazen
po nuk fitoi tirana une behem me Edi ramen
po fitoi tirana merro le te behet me KE TE DOJE PERVEC EDIT!!!!!!!