Modriç ka rinovuar me Realin, zbulohet “skema” Perez

26 Shkurt 2019, 18:31Sport TEMA

Luka Modriç ka firmosur kontratën e re me Realin e Madridit, që skadon në vitin 2021. Media spanjolle ka zbuluar prapaskenën e bisedimeve mes mesfushorit kroat dhe drejtuesve të klubit “Los Blancos”, duke bërë që Interi të ndërrojë drejtim dhe të hedhë sytë nga mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç. 

Sipas asaj që publikohet tek e përditshma “El Mundo Deportivo”, presidenti i Realit Florentino Perez, duke parë tentativën e klubit zikaltër për të siguruar shërbimet e Modriç, hyri në veprim duke aktivizuar rinovimin e përvitshëm automatik të futbollistit, që e firmosi atë përpara ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë”.

Lajmi është mbajtur sekret nga drejtuesit e Realit të Madridit për të evituar mundësinë, që futbollistë të tjerë si Benzema apo Toni Kroos të trokisnin në dyert e Perezit për t’i kërkuar rinovimin e kontratave të tyre, sigurisht shoqëruar dhe me rritje të pagave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje