Vendimet e Disiplinës, Partizani dënohet me dy ndeshje pa tifozë

26 Shkurt 2019, 12:59Sport TEMA

Java e 23 e Kategorisë Superiore, ka sjellë jo pak probleme në stadium dhe një ndër to ishte dhuna e shfaqur në takimin mes Partizanit dhe Flamurtarit.

Komisioni i Disiplinës është treguar këtë radhë disi i mëshirshëm me Partizanin, duke e dënuar vetëm 2 ndeshje pa tifozë dhe 200 mijë lek gjobë.

Pa tifozë, Partizani luan ndaj Teutës dhe Luftëtarit, por gjysma e dënimit mund të paguhet dhe e sigurt është që tifozët mungojnë vetëm ndaj durrsakëve.

Sakaq, dënim të rëndë ka pësuar mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi i cili për sjellje antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është pezulluar me 4 ndeshje. Në fakt, gjatë ndeshjes nuk u pa për ndonjë incident, megjithatë më vonë do të qartësohet gjithçka.

Vendimet:

1 komente në “Vendimet e Disiplinës, Partizani dënohet me dy ndeshje pa tifozë”

  1. Nga Vlora me dashuri says:

    Qekeni kput n’tajare me ket denim!! Po Vloren e thyt n’mes kur kishte probleme me Korcen. E paska bo punen mire “Top Sheqeri” m’duket??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje