Xherdan Shaqiri këtë sezon arriti të bënte hapin e madh në karrierë, ndërsa u transferua te skuadra e Liverpul pasi mbylli një aventurën me Stoke Siti po në kampionatin anglez.
Sulmuesi edhe pse më parë është aktivizuar me skuadra elitare të Europës si Interi apo Bajerni i Mynihut me të cilën triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve, nuk arriti për asnjë moment të ishte faktor në ekip, ndryshe nga sa po bën te Liverpuli nën drejtimin e Jurgen Klop.
Ndërkohë në një intervistë për televizionin “Sport1”, Shaqiri zbuloi se ëndërron që karrierën t’a mbylli te klubi që e lançoi në futbollin europian, Bazeli në superligën zviceriane, megjithëse nuk përjashtoi si mundësi Amerikën.
“Për momentin jam duke e lënë të hapur çdo mundësi, por natyrisht do të ishte mirë të kthehem te Bazeli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua. Por, nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në Amerikë ose në Kinë, pasi më pëlqen të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër ëndrra ime është të kthehem te Bazeli përsëri”, theksoi Shaqiri.
Këtë sezon 27-vjeçari ka zhvilluar një sezon në nivele të larta me Liverpulin, ndërsa synon të shpallet kampion i Anglisë me skuadrën e kuqe.
SUKSESE! KJO QUHET MIRNJOHJE E SHQIPTARIT, NDONESE E KAM URRYER KETE DJALOSH PER ZGJEDHJET E TIJ, KA ARDHUR KOHA TE KERKOJ `MEA CULPA` PER KETE SHQIPTAR QE ME SIGURI ESHTE LENE JASHTE KOMBETARES SHQIPTARE NGA MAFIA E FUTBOLLIT SHQIPTAR DHE HYZMETCIU I DALLAVAREVE ARMAND DUKA!… TE PAKTEN ZVICRA PER TE CILEN AI LODHET KA QENE GJITHMONE DASHAMIRESE ME SHQIPTARET