Olsi Rama i përgjigjet Safet Gjicit: Partizanit nuk ia thyejnë dot gjunjët me hunj

27 Shkurt 2019, 13:36Sport TEMA

Partizani i sezonit 2018-2019 ka vendosur të mos replikojë me asnjë, përpos ngacmimeve apo akuzave që u hidhen, apo padrejtësive në fushë.

Mbase këtu ka ndikuar drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili është shquar për qetësinë dhe maturinë e tij. Është e vështirë që Ramës t’i marrësh një reagim dhe “Panorama Sport” ka insistuar shumë dje që drejtori i të kuqve të jepte një përgjigje për sulmin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, karshi Partizanit.

Ndonëse u pyet specifikisht për presidentin e Kukësit, i cili në disa raste u ka përmendur emrin, rasti i fundit në prononcimin që dha për “Panorama Sport”, Olsi Rama preferoi të replikojë me finesë me Gjicin, duke mos ia përmendur emrin. Por, përdorimi i termit “gjunjë” që u tha nga Gjici në janar, e adreson qartë se me kë e ka pasur drejtori i të kuqve.

Rama pranon gabimet e Partizanit në organizimin e ndeshjes me Flamurtarin, që i kërkon ndjesë, si dhe është dakord me dënimin e Disiplinës, të cilin ai premton se do të kryhet i plotë. Rama deklaroi se është punë e kundërshtarëve nëse ata mendojnë që t’i rrezojnë duke i goditur me hunj gjunjëve.

“Ju e dini që unë nuk preferoj të merrem me punët e ekipeve të tjera dhe sidomos me deklaratat e rivalëve, se më intereson të shikoj punët e mia dhe të kujdesem për sa ne do na mbajnë gjunjët.

Nëse pastaj të tjerët mendojnë se e vetmja mënyrë për të na rrëzuar është të na godasin me hunj gjunjëve, kjo është puna e tyre. Neve me thënë të drejtën, ky fakt na shton sigurinë dhe na bën më të fortë”, u shpreh Rama për Panorama Sport.

3 komente në “Olsi Rama i përgjigjet Safet Gjicit: Partizanit nuk ia thyejnë dot gjunjët me hunj”

  1. Tori says:

    ESHTE E VERTETE QE PARTIZANIT AS NUK JA KANE THYER DHE AS NUK JA THYEJNE GJUNJET ME HUNJ SEPSE KA QENE DHE ESHTE I PARTISE ASHTU SIC JE DHE TI.

  2. Partizani says:

    gjici eshte nje malok idiot ..

  3. Titi says:

    PO KY OLSI PSE E LA AMERIKEN SAPO JU BE VELLAI Kr.Minister e di njeri?Apooooo u be papritur patriot?MERUA DUHET TA DIJE ME MIRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje