Emiliano Sala, Nantes denoncon Cardiffin në FIFA për këstin e parë

27 Shkurt 2019, 16:01Sport TEMA

Skuadra franceze i është drejtuar FIFA-s në lidhje me çështjen e shitjes së sulmuesit Emiliano Sala, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të rrëzimit të avionit më 21 janar.

Kardifi nuk e ka paguar këstin e parë prej 6 milionë eurosh dhe tashmë ka nisur beteja mes dy klubeve, duke përfshirë edhe FIFA-n.

Drejtuesit e klubit francez kanë bërë të ditur se i janë drejtuar këtij institucioni për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për ta detyruar Kardifin të shlyejë shumën për futbollistin që bleu.

Kësti i parë ishte 6 milionë euro, ndërkohë që shuma totale është 17 milionë euro. Kardifi kërkoi një javë kohë, që tashmë ka skaduar dhe pagesa ende nuk është bërë, ndaj dhe Nanta ka vepruar.

Kjo çështje ka prodhuar shumë polemika edhe më parë. Sipas BBC-së, Nanta e ka kontaktuar Kardifin për 15 milionë stërlinat që duhej të shlyheshin për 3 vite nga klubi nga Uellsi. Tani gjithçka është shndërruar në një luftë ligjore mes klubeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje