Nëse në Serinë A lojtari më i paguar është Cristiano Ronaldo, i cili merr 30 milionë euro – shifra shumë të ndryshme, kanë të bëjnë me trajnerët e klubeve të kampionatit italian.
Trajneri që paguhet më shumë është ai i skuadrës së Juventusit Massimiliano Allegri, i cili përfiton 7.5 milionë euro.
Carlo Ancelotti , i cili mori drejtimin e skuadrës së Napolit verën e kaluar, ka një kontratë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa trajneri i Interit Luciano Spalletti renditet në vendin e tretë.
Më poshtë lista e 10 trajnerëve më të paguar të Serisë A. (TemA)
Massimiliano Allegri (Juventus) - 7.5 milionë
Luciano Spalletti (Inter) - 4.5 milionë
Eusebio Di Francesco (Romë) - 3 milionë
Walter Mazzarri (Torino) - 2 milionë
Stefano Pioli (Fiorentina) - 1.1 milion
Sinisa Mihajlovic (Bologna) - 1.5 milion
Simone Inzaghi (Lazio) - 1.3 milionë
Gian Piero Gasperini (Atalanta) - 1.4 milion
Gennaro Gattuso (Milan) - 2 milionë