Derbi, Gega: Fitojmë sërish pa parë historinë!

28 Shkurt 2019, 11:55Sport TEMA

E premtja do të jetë dhe dita kur luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit e në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i të kuqve, Skënder Gega. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes, ai u shpreh se ndeshje të tilla kanë gjithmonë presion por skuadra e tij është në gjendje që të fitojë derbin ashtu siç ka bërë në vitet e fundit.

Përgatitjet për derbin? Nuk ka ndryshim nga ndeshje e radhës dhe s’ka asgjë ekstra. Është i njëjti regjim dhe punohet sipas kundërshtarit por nuk ka gjë ndryshe.

Humbje derbi për kampionatin? Kam dëshirë të fitoj derbin dhe më pas të fitojmë kampionatin. Ne dalim në fushë për të fituar ndeshjen pa pasur plane afatgjata.

Duhen marrë ndeshjet me radhë dhe tashmë duhet të fitojmë derbin. Të japin 100% dhe të marrim maksimumin. Nuk bëj llogari por energjitë janë me Tiranën dhe pastaj shohim me radhë.

Doza emocionale? Në sport ka adrenalinë dhe atmosferë dhe këto ndeshjen ndodhin rrallë. Ne kemi pasur pozicione të ndryshme dhe performanca nuk ka qenë në tabelë si në fushë. Janë dy klube m e histori dhe presioni është i pashmangshëm. Nuk kemi probleme fizike dhe duhet të jemi të qartë për atë që do të bëjmë.

Presion? historia është histori dhe çdo javë është diçka e re. Nëse  i kthehemi gjërave mbrapa nuk të ndihmojnë, presioni ynë është vazhdimësia dhe ajo që ne po fitojmë derbin kaq kohë, është e kaluar.

Barazim? Ne mundohemi të marrim më të mirën dhe asgjë nuk është perfekte. Jo çdo gjë është ekzakt por ne synojmë të dalim me objektivat tona. Në futboll ka të papritura por ne kemi grupin për të marrë më të mirën dhe ky nuk është një sekret.

Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe të qetë dhe nuk mund të menaxhohen ndeshjet kur ka presion. rivalët janë 8 dhe 10. Ne mund të ndalojmë pasi ky është futbolli por jemi të bindur që do të shkojmë para. I vlerësojmë pasi është fazë ku nuk duhet të gabo0jmë.,

Një ekip që funksionin ka ndryshime të vogla. Sot kemi seancën e fundit dhe deri nesër do të dalin shumë emra në portale e gazeta por ne një orë para do të vendosim formacionin.

Fazë deçizive? Pikët janë të rëndësishme dhe pas 13 ndeshjesh na duhen pikët që na interesojnë. Si ndaj Kukësit, si ndaj Luftëtarit për mua janë njëlloj.

Atanda është lojtar i mirë dhe do të vendosim se si do të luajmë. Është pjesë e grupit dhe do të shohim. Në fazë të parë kishim probleme me mungesat, por këtë radhë jemi ndryshe dhe kemi alternativa.

Në 90 minuta ka pjesë ku ndryshojnë situata. Shpresoj të përfitojmë dhe në momente jo të mira të mos dënohemi. Dua që në finale të jemi në krahun tonë.

Festimi? Është punë momenti dhe çasti e shpresoj të përsëritet. Nuk i planifikoj dhe shpresoj të kënaqim tifozët dhe jemi në rrugën e duhur e nuk besoj se na ndal njeri.

Mungesa e tifozëve? E dhashë mesazhin pasi ndjej keqardhje pasi një grupo nuk rëndon punën tonë dhe mbështetjen e tifozëve. Pjesa e shëndoshë nuk gaboi dhe mbështeti ekipin. 3-4 u ndanë dhe klubi mbajti qëndrimin e vet. Shpresoj të mos përsëritet më dhe na rëndon pasi duam ndeshje me tifozë dhe plot, siç e meritojmë. Do të bëjmë të pamundurën ta kalojmë shpejtë këtë. Nesër i kemi me vete.

Gjunjët? Kam folur para ca kohësh dhe presidentët kanë batutat e tyre. Shoh punën tonë. I shoh ndeshjet e kundërshtarëve dhe nuk është se lumturohem kur gabon kundërshtari. Ne po funksionojmë mirë dhe batutat janë batuta”, u shpreh Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje