Real shpërdoron, Barcelona e eliminon dhe shkruan historinë në kupë

27 Shkurt 2019, 23:02Sport TEMA

Barcelona ka marrë maksimumin me sforcon minimale

Fitorja 3-0 e katalanasve është bindëse në  letër, por jo në fushë. Real Madrid, në fakt, ka qenë skuadra që ka luajtur më mirë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, por ka gabuar shumë para portës.

Vinicius Junior, një nga më të mirët për vendasit, dhe Karim Benzema kanë falur Messi-n me shokë me dy raste të pastra të humbura në pjesën e parë që mund t’i kishin dhënë një drejtim tjetër takimit.

Suarez ka qenë lojtari që ka ndëshkuar madrilenët: ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 50-të, ka shkaktuar autogolin e Varane në të 69-ën dhe ka mbyllur takimin me penalltinë e fituar dhe të transformuar në gol në të 73-ën.

Për më tepër, Suarez ka realizuar 11 gola kundër Real Madrid në të gjitha kompeticionet, kundërshtari i tij i preferuar që nga momenti që është bërë një lojtar i Barcelona-s në sezonin 2014/15.

Në fund, Barcelona ka eliminuar Real Madrid-in me rezultatin e përgjithshëm 4-1 dhe është bërë skuadra e parë në   historinë e Kupës së Mbretit që arrin gjashtë finale të njëpasnjëshme.

3 komente në “Real shpërdoron, Barcelona e eliminon dhe shkruan historinë në kupë”

  1. kodra pas bregut says:

    Kopjacer , te gjithe shkruani te njejtin lajm
    Barça e degjeneroi Realin brenda ne Bernabeu 3-0 ;
    Ne fazen e pare e shkallmoi 5-1 ;
    Ne ndeshjen ne Camp Now lozen Baraz 1-1
    Deri tani kete Vit Barça ka 2 Fitore , dhe 1 Barazim
    Me golaverazh 9-2 .
    Edhe ne se Barça te shtunen humbet ne Madrid ne La-Liga , ajo Barça do te jete 6 Poena e avancuar .
    Mendoj se 80 % Barça i ka Hipotekuar 2 Trofe :
    La-Ligen dhe Copa Del Rey .
    Perndryshe mendoj se ne Kupen e Ksmpioneve Barça mund te pesoje DEBAKEL ani pse ka ka mare 1 poene ne Lyon .
    Çdo barazim ne Camp Now me gola e nxjer fitues Lyonin .
    Barça do te jete nen presion dhe mund te pesoje ate qe pesoi nga Roma ( te cilen Barça e nenvleftesoi ) dhe Roma i mori nje nga kualifikimet me spektakolare .
    Mund te ndodhe keshtu , ku i dihet ?!

  2. kodra pas bregut says:

    Kopjacer , te gjithe shkruani te njejtin lajm
    Barça e degjeneroi Realin brenda ne Bernabeu 3-0 ;
    Ne fazen e pare e shkallmoi 5-1 ;
    Ne ndeshjen ne Camp Now lozen Baraz 1-1
    Deri tani kete Vit Barça ka 2 Fitore , dhe 1 Barazim
    Me golaverazh 9-2 .
    Edhe ne se Barça te shtunen humbet ne Madrid ne La-Liga , ajo Barça do te jete 6 Poena e avancuar .
    Mendoj se 80 % Barça i ka Hipotekuar 2 Trofe :
    La-Ligen dhe Copa Del Rey .
    Perndryshe mendoj se ne Kupen e Kampioneve Barça mund te pesoje DEBAKEL ani pse ka ka mare 1 poene ne Lyon .
    Çdo barazim ne Camp Now me gola e nxjer fitues Lyonin .
    Barça do te jete nen presion dhe mund te pesoje ate qe pesoi nga Roma ( te cilen Barça e nenvleftesoi ) dhe Roma i mori nje nga kualifikimet me spektakolare .
    Mund te ndodhe keshtu , ku i dihet ?!

  3. kodra pas bregut says:

    Redaksise Sportive te “ Temes “ !
    Nuk arrij ta kuptoj arsyen e Mos shfaqjes se komenteve kur ju e pohoni me titra qe jane 2 Komente .
    Ketu nuk behet Më fjale si dikur per Autoçensure por per Çensure te paster .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje