Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell del nga burgu pas dy viteve

27 Shkurt 2019, 20:23Sport TEMA

Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell është liruar nga burgu pas dy vitesh ku po hetoej për pastrim parash dhe organizat kriminale.

Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata Kombëtare në Madrid pas dy ditëve të para të procesit gjyqësor që është hapur ndaj tij dhe që do të mbyllet në 28 mars, por që për Rosell u dha vendimi për liri me kusht. Po kështu u lirua me kusht edhe ortaku i Rosell Joan Besoli.

Gjykata në vendimin e saj theksoi se riekzaminoi situatën e dy të pandehurve dhe mori parasysh faktin që ata e kishin kaluar periudhën 21 mujore në paragurgim duke dhënë lirimin me kusht të tyre.

Ish-presidenti i Barcelonës qëndroi në paraburgim për 643 ditë duke vendosur një rekord në këtë pikë përsa i përket krimit ekonomik në Spanjë.

Sandro Rosell gjatë kësaj kohe kishte bërë 10 kërkesa për lirim me kusht duke ofruar 35 milionë Euro si garanci për këtë, por iu refuzuan të gjitha deri këtë mesjavë.

Ish-presidenti i Barcelonës është në proces gjyqësor me akuzën e pastrimit të parave dhe organizim kriminal për shitjen e të drejtave televizive për 24 ndeshje të përfaqësueses braziliane duke përfituar 15 milionë Euro me prokurorinë që kërkon 11 vjet burg e 59 milionë Euro gjobë.

Por shumë emocionuese ishte për Sandro Rosell kur u dha vendimi se do të largohej nga gjykata dhe ku gjete kohën të përqafojë familjen e tij. Ish presidenti i Barçës ka ushtruar statusin e tij të ri si një njeri i lirë pasi dëgjon vendimin e gjykatës që ka vendosur t’i japë atij lirimin me kusht pas 22 muaj burgim. Rosell u prangos dhe u zhvendos në një zonë të izoluar, por këtë herë, në vend të kësaj, ish presidenti është larguar nga dhoma, dhe ka shpërthyer në lot dhe pa thënë një fjalë ai ka telefonuar prindërit e tij për të komunikuar personalisht lajmin për lirimin e tij.

Sipas mediave spanjolle pas këtij vendimi Rosell mund të shikoj edhe “El Clasico” që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”.

Rosell ka qenë në krye të Barcelonës kur ekipi ishte në periudhën e artë dhe ishte ai që bëri të mundur edhe transferimin e brazilianit Neymar në “Camp Nou”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje