Interesim i madh për biletat e derbit, pritet një stadium i mbushur plotë.

28 Shkurt 2019, 12:33Sport TEMA

Pritet një “Selman Stërmasi” i tejmbushur për derbin e tretë sezonal mes Tiranës dhe Partizanit. Që nga dita e martë, kur dolën në shitje biletat, fillimisht për sektorët përballë tribunës kryesore, ka patur një interesim të madh nga tifozët e të dyja skuadrave.

Sipas të gjitha gjasave, 8300 biletat e derbit mes Tiranës dhe Partizanit do të jenë të ezauruara ditën e premte. Të martën janë shitur 1500 biletat e para, por edhe në ditët pasuese mësohet se janë shitur një numër i konsiderueshëm, me një projeksion drejt ezuarimit të plotë para nisjes së takimit.

Çmimet e edhe këtë ndeshje do të jenë 2000 lekë për tribunat A dhe B. 400 lekë janë biletat për të gjitha pjesët e tjera të stadiumit, duke përfshirë të gjitha tifozëritë. Pritet një stadium i tejmbushur, duke pasur parasysh situatën e dy ekipeve, ashtu siç ndodhi në derbin e parë të sezonit mes Tiranës dhe Partizanit.

Të kuqtë kryesojnë renditjen e përgjithshme me 49 pikë, 8 më shumë se Kukësi, ndërsa Tirana ka grumbulluar në 23 javë 28 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje