Biden letër Thaçit: Një marrëveshje me Serbinë që çon në njohjen e Kosovës, do ishte arritje e rëndësishme

2 Mars 2019, 09:58Rajoni TEMA

Ish-zëvendëspresidenti amrikan, Joseph Biden, i ka dërguar një letër presidentit Hashim Thaçit.

Në këtë letër ai ka shprehur përkrahjen e tij për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan ka shkruar se kjo do të ishte një arritje e rëndësishme.

“Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden.

Kjo është letra e plotë dërguar presidentit Thaçi:

I nderuar president Thaçi, 

E vlerësoj lart mundësinë që kisha që të kaloj kohë me ju në Konferencën e Sigurisë në Munih fundjavën e kaluar.

Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm prej që ka fituar pavarësinë e saj, në një masë të madhe falë lidershipit dhe kontributeve tuaja. Sidoqoftë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen – një pikëpamje që unë e di që ju e ndani.

Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë.

Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur. Faleminderit për partneritetin tuaj për ta bërë këtë të ardhme një realitet.

(TemA)

1 komente në “Biden letër Thaçit: Një marrëveshje me Serbinë që çon në njohjen e Kosovës, do ishte arritje e rëndësishme”

  1. emigranti says:

    Z. Thaci mos e fut veten ne kete mekat te madh dhe mos kujto se do te ndihmojne letra te tilla te shkruara nga kushdo.
    Ke deklaruar mjaft here se cfaredo te me thote Amerika une e zbatoj.
    Pa kthjellohu pak, cfare pune I prish Amerikes dheia e disa territoreve shqiptare Serbise.
    Asaj I duhet tani vetem stabilitet ne rajon dhe per kete sakrifikon rajonet shqiptare duke I ngarkuar detyren qeverive perkatese ne Tirane e Prishtine nepermjet sloganit ” shqiptaret faktor paqe e stabiliteti ne rajon “.
    Dhe llogarite jane bere mire. Duke qene drejtuesit e te dy vendeve te korruptuar e me probleme eshte me e lehte ti behet presion dhe keta driteshkurter per te mbrojtur interesat personale, flijojne interesat madhore kombetare.
    Ne nuk na duhen lidera te tille ” pupet ” por drejtues te afte e patriote qe dine te respektojne miqte, I degjojne keshillat e tyre dhe ne fund marrin vendime ne intres te kombit.
    Atehere dhe miqte do mendohen me gjate dhe do gjejne zgjidhje te tjera me te drejta qe nuk do te bien mbi kurrizin e shqiptareve.
    Marreveshja me Serbine I intereson me shume Serbise se Kosoves, ashtu sic disedimet e deritanishme kane ndihmuar Serbine dhe imazhin e saj, nderkohe qe pala jone nuk ka vene asnje kusht per masakrat serbe, sikur nuk ka ndodhur asgje.
    Por gabohen rende sepse ne fund, cfaredo marreveshje te fshehte te kene bere do te hidhen si limon I shtrydhur ne koshin e plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje