Shlyerja e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara po iu kushton miliona kompanive të sigurimit.
Për muajin janar të këtij, dëmet e paguara u rritën me 14% krahasuar me një vit më parë dhe rritja erdhi e gjitha nga pagesat për fondin e kompensimit.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vetëm për janarin, siguruesit paguan për fondin e kompensimit 75 milionë lekë, gati pesë herë më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar, raporton SCAN.
Përjashtuar këto pagesa, dëmet e tjera rezultuan në rënie krahasuar me një vit më parë, si për tregun e jetës, ashtu edhe për atë të jo-jetës.
Presioni i AMF-së dhe Komisionit Kuvendor të Ekonomisë ka sjellë shlyerjen e shumicës së detyrimeve të prapambetura të Fondit të Kompensimit. Në dy vjet, kompanitë janë paguar rreth 1.7 miliardë lekë dëme.
Për sa i takon primeve, fillimi i këtij viti ishte i vakët.
Kompanitë arkëtuan rreth 1.25 miliardë, rreth 0.2% më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Pesha e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit akoma më shumë dhe arriti në 68% të totalit të primeve.
Tregu i sigurimit të jetës u rrit me 1.5%, ndërkohë që zë vetëm 7% të totalit të primeve të sigurimit.
Aq ka bere Ferrari I qunit te nje katunari…pronar ke nje shoqeri sigurimi. Shikoni per cfare I perdorin leket e pupullit ata… dhe nuk shlyejne asgje .
O Loni, ik o lumadh se te shkjeu lepri
Kompanite e sigurimeve funksionojne si nje trust mafioz me çmime te koordinuara dhe pa konkurence.
Sigurimi vjetor i detyrueshem varion 17000-18000 leke.
Si ka mundesi? Konkretisht.
Ju mund te keni bere vit per vit aksidente dhe paguani njelloj me ate qe prej 25 vjeteve ka paguar rregullisht dhe nuk ka bere kurre aksidente. Ne nje treg normal kompania siguruese klientit te fundit do ti kerkonte gjysmen e çmimit dhe do ta luste te sigurohej prane saj, ndersa aksidenteberesit do ti kerkonin dyfish dhe preseri do te donin te mos sigurohej prane tyre.
Pse nuk ndodh keshtu?
Pse duhet te paguajne shqiptaret nje dem qe nuk e kane kryer?
Ku eshte konkurenca ketu?
Autoriteti qe i kontrollon minimalisht duhet larguar ne grup nga puna sepse ka lejuar keto çmime monopol.