Lehtësia e papërballueshme e çnderimit të një gruaje

2 Mars 2019, 09:17Sociale TEMA

Që nga mbrëmja e së enjtes, politika në Shqipëri prodhoi një tjetër maskaradë, nga më të ulëtat, por që çuditërisht u kalua si një normalitet, e që ishte sajesa e një flirti të supozuar, me një tendencë të qartë politike, që kishte në qendër raportuesin Knut Fleckenstein, por që prej saj e pësoi, më shumë se një politikane, një grua, një bashkëshorte, një nënë fëmijsh: Majlinda Bregu.

Bëhet fjalë për një emër që mundet të mos jesh politikisht me të, me qëndrimet e saj, por që nga pikëpamja etike, referuar ligjërimit dhe komunikimit, politik apo njerëzor, ka qenë e mbetet një model normaliteti.

Dhe nuk është se linçimi i saj moral, me një paskrupullsi të frikshme, u bë nga nivele të ulëta militantësh, të cilët falë rrjeteve sociale gëlojnë në moçalishten e komunikimit që kanë krijuar këto rrjete; jo, ajo u iniciua në një studio televizive nga Berisha, njeriu për të cilin sot ekziston vetëm një dilemë e mund të bëhet vetëm një pyetje: ka dhe deri ku e ka, limitin moral?

Pra, a ka një kufi ku t’i mund të thuash: këtë e bën, ama këtë jo? Është njeriu që kur i janë përmendur fëmijët në parlament, ndonëse jo për moral, ka shpërthyer me gjithë të drejtën e prindit ndaj kundërshtarëve, për më tepër me një fjalor që ka patur atentatin moral.

Dhe, në një studio televizive, nëse do ishte vërtet përballë një gazetarie që ka një fill moral në ushtrimin e profesionit, sapo ofroi shpjegimin (a)moral të qëndrimeve të Fleckensteinit, ku viktimë më pas do binte një grua nga partia e tij, apo ish-qeverisja gjithashtu, një nënë që pak vite më parë do i uronte dhe sjelljen e një fëmijë në jetë në rrethanat e të qenit një ministre, ai emision televiziv, ajo intervistë duhej të ishte ndalur në çast.

Por kjo është e paimagjinueshme në një vend si ky i yni, ku amoralieti shoqëror, në çdo nivel, i reflektuar më së shumti në politikë e media, ka prekur fundin.

Ç’lloj opozite është kjo, e cila ndërsa çirret për të drejta e dinjitet, ofrohet si shpëtimtare e tyre, mu prej saj, prej mënyrës se si bën politikë, se ç’gjuhë zgjedh, ç’mjete lufte, se ç’formë e ç’skemë, arrin deri aty sa ta çnderojë pa asnjë vraje ndërgjegjeje për më tepër një ish-emër të saj, me delikatesën e të qënit një grua, e që së paku prej gjuhës së saj, politika e gjindja kanë qenë rehat.

Nuk vlen asnjë debat politik në Shqipëri, nëse më parë nuk ka një debat etik. E ajo ndodhi çfarë për orë të tëra në mediat pranë opozitës e rrjete sociale, deri dhe nga njerëz me ish-përgjegjësi politike nga radhët e saj – pra, përfolja morale e gruas së një burri dhe e një nëne fëmijësh –  duhej të ishte temë-debati në ca emisione të mbrëmjes, me prirje denoncuese ndaj kësaj maskarade, por aspak; avazi vijoi të qe po ai: duhej apo jo të rrëzohej Rama, ka të drejtë apo jo opozita në kërkesat e saj…ja ky është fundi! (Tesheshi)

16 komente në “Lehtësia e papërballueshme e çnderimit të një gruaje”

  1. Dyrrahu says:

    Majlinda edhe po t’i nderronte çdo dite partneret ne shtrat, kurre me kurve sesa Sali Berisha e Lulzim Basha nuk behet.
    Nuk e thone kot se kurvat flasin vetem per moral.

  2. Vala says:

    Z. Mero Baze jam shume dakord me cfare thuhet ne kete artikull, por keto parime pse nuk I zbatoni kur vjen puna per Grida Dumen, qe eshte edhe ajo nje nene dhe grua? Apo si gjithmone, beni sic them une po mos beni sic bej une!

    1. Peco says:

      Nuk e keni te qarte? Te njejten gje po bejne edhe kete radhe me keto qe shkruajne, si me Grida Dumen, por forma eshte e kundert dhe qellimi eshte i njejte. Griden gazeta e shan direkt, Majlinden e “mbron ” po direkt. Keto ne ne boks quhen “goditje poshte brezit”. Ne politike vleresohen shume si goditje moderne.

  3. kur u be zonje bregu o gazetar ! qe eshte hajdute dhe legene kjo dihet ! kjo i ka sherbyer berishes mos e harroni ! nje gore nje dhunuse e ambjentit dhe mendjes se njerzve ! ti mbaje vete kungujt ne sqetull ! se rrogen e ka 8 mije euro dhe shoferin e ka hamshor !

  4. DN says:

    Ku keni pare ju nje zyrtare te sillet keshtu e te lejoje nje burr tjeter me prek keshtu ne nje shfaqje zyrtare? Askkund,se po t’i kishte vu duarte keshtu kishte perfunduar me nje sulm nga aktivistete e # me too!
    Po edhe nje gje asnje burr ,e sidomos kurr jo nje politikan nuk kishte guxuar me vepruar keshtu ´pa lejen’ easaj Zoje.
    Pra po faji eshte i saj qe nuk sillet si zyrtare ne pune ,po si kurve ne dispozition,gje qe demton ngritjen e grave normale ne pune,
    Prandaj ne shqiperi meshkujt mendojne se munden me na perdore ,per faj te keso sjellje…
    Qe shfaqja eshte e sivjetshme a jo nuk ndryshon asgje ,se moderatori i oskareve u ndeshkuar per disa deklarata para sa e sa vjete.

  5. Une gruaja says:

    Shqiptaret nuk po lene gje pa shkelur me kembe. Cenimi i moralit te nje femre per angazhimet e saj ne politike, per arritjet e saj ne fushen profesionale apo kur ajo kanje mendim ndryshe ndaj fornacionit politik kundershtar apo qofte edhe partise ku ka sherbyer, eshte kthyer ne nje krim mostruoz qe shkaterron te gjithe familjen. Kesaj i duhet thene NDAL! Dhe kete duhet ta beje gjithe shoqeria sa nuk eshte vone, para se te shkojme te gjithe ne sketerre!

  6. Arbeni says:

    SA TURP….!saliu është LEGEN materniteti.

  7. I drejti says:

    Znj Vala ,jam totalisht dakort me llogjiken qe perdor Por kam nee pyetje,A ju kap pusulla Dumes me Salinjanin apo jo?? Pa hyre ne te tjera argumenta.

  8. Labi says:

    Te sulmosh nje politikan perendimor me femra eshte nje stil i KGB Ruse, ky stil nuk eshte i pa njohur per Berishen, po cfare do na thoshte doltori nese une do ti thoja se Lul artisti ta ka pallu para e mbrapa Argiten qe ne Kosove, Mero ti e di me mire se une se Berishet jane mesuar te nderzehen brenda familjes, a nuk sherdheu dhe beri femij Zeni me kushuriren nga Suedia, keto jane arsyet pse Berisha nuk ka kufij dhe moral, as kanun e mos te flasim per ndjenja prinderore dhe familjare.

  9. Edi Durres says:

    Mos u lodhni kot,kete lloj sjelljeje e futi ne embrioni Fatos kurva,por e ngriti si cdi ide te te riesce ne maksimum shpellari gore Sali..tashme eshte bere mode

  10. Vala says:

    @ I drejtI, me sa kam pare ne media, “pusulla” e famshme ishte nje mesazh qe nuk kuptohej se kujt I drejtohej dhe mund te behen supozime sa te duash, kjo nuk provon se eshte e vertete, ashtu sic nuk mund te kryqezojme Bregun per nje fjale ne vesh qe I thote dikush, kushdo qofte ai.

  11. Albi says:

    Ore,keni luajtur mendsh ju?po shisni Majlinden per engjell ,?!
    Fuck you Rema, kush nuk e njeh ate!

  12. fteri says:

    inati hakmarja e Berishës si dobiç i Karaxhixhit dhe stanit të tijë kundër çdo kundërshtari edhe kundër të vetve që nuk hecin në hullinë mafioze të këtijë krimineli ,brenda ose jashtë partisë tijë është gati ta shajë e ta telendis ,me grua .me nën.,me fëmijë me komshi ,me hotele me motele ,ai shau Mariza Lino ish ambasadore e SHBA-së në 1997 dhe urdhroi Izet Haxhin të godiste Ambasadën e SHBA me predha antitanke dhe të akuzonte F.Nanon se e hodhi ai.Saliu bënë kapërcime emocionale është një i çmendur ai me kohë donte plumbin ballit ,kështu do shpëtonte Zonja Majlinda Bregu dhe një dyzin deputetësh pa sha e shpifur ky hajvan.Për pushtet e karrike ai futë në luftë tërë vendin ,arma e tijë është shpifja.Arma e medjas kazanit është shpifja,dizinformimi,krimi ,sa e sa krime ka bë medja e kazanit plehrave me opinjonistë ,gazetar ,zuzar rreth e rrotull këti supër qeni,që tani i kan rënë dhëmbët.Vetëm Mero Baze ja ka thyer dhëmbë e dhëmballë me fakte.

  13. Martini says:

    Pse u ha meraku për Majlindën. Pjestarë e tufës së Hijenave të PD ka qënë Majlinda.Në një poce me Salën ka pjerdhur për 15 vjet.Haruat gjuhën dhe shpifjet e saj.Kjo sështë gjë edhe 100 të tjera të dëgjojë Majlinda nuk i lan mëkatet që ka bërë gjatë muajit.të mjaltit me Salën,duke deklamuar shpifje për të tjerët të kësaj kategorie.Jo për gjë por ka edhe stil simpatik.Prit prit kur të fillojë SPAK u.cdo na dëgjojnë veshët për këto plehra që kanë dëmtuar Shqipërinë të cilat ka respekt vetë Edi,ndërsa ju ja.fusni kot e u qani hallin.

  14. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mua me vjen keq ta them, por nuk eshte as Sali Berisha, as Lul Basha, as Ilir Meta, as Edvin Rama, as…, as….. jemi ne te gjithe populli i dhjere dhe i degraduar, por ende krenar shqiptar qe i ka ne genet e veta keto gjera. Shahet Majlinda Bregu, indinjohen miqte e Majindes, shahet grida Duma nga miqte e Majlindes, indinjohen miqte e Grides, pastaj i vjen rradha te shahet Elisa nga miqte e Grides, indinjohen miqte e Elises dhe i futin nje te share Grides me rrenje e me dege. Prandaj o miq shqiptare, o popull krenar, laj mutin qe ke mbi vehte mire e mire, leri grate dhe vajzat rehat ne punen e tyre, se eshte e vertete qe kurvat jane femra (megjithese sot ka edhe burra – kurva sa te duash) po mos harroni qe jo te gjitha femrat jane kurva, dhe sidomos mos harroni se edhe nena e secilit prej nesh eshte, o ka qene femer.

  15. fteri says:

    Moderator nxire komentin ,për atë korrektësi të paguan Mero !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje