Gara për kreun e KMSH, Skënder Bruçaj: Ja pse vendosa të tërhiqem nga gara

2 Mars 2019, 11:41Sociale TEMA

Kreu i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka treguar arsyet se pse u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij para nisjes së votimi për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH, Skënder Bruçaj tha se u tërhoq nga gara pasi mendon së ka kandidatë më të mirë se ai dhe se  këtë detyrë do ta kryejnë me përgjegjësi.

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi.

 Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falënderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. 

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet me e hajrit për institucionin në raport dhe me përgjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje që do beni. Zoti u begatoftë te gjithëve.”- tha Bruçaj. (TemA)

6 komente në “Gara për kreun e KMSH, Skënder Bruçaj: Ja pse vendosa të tërhiqem nga gara”

  1. Detari says:

    ik ore qelbanik aziatik shporru bashke me islamutin tend nga trojat tona

  2. Arben says:

    Njerez si Z.Brucaj i duhen Shqiperise ne ditet e sotme. Pamvaresisht se nuk jemi ne brendi te situatave por me eshte krijuar nje respekt per paraqitjen mjaft dinjitoze dhe te bute te ketij personi ne raport me cdo tendence nxitje fetare ne bote e shqiperi. Uroj te mos jete bere ndonje dem per doreheqjen e tij, por edhe Z.Gurra duket mjaft i pelqyer nqf fiton.

    1. Flm says:

      Morri urdher nga Erdogoni … ose hiq dor nga kandidimi ose do te te “ndjek” si Gjylenist.
      Kjo eshte e gjithe e verteta.
      ###
      Sa per dinjitet dhe “pordh me rigon” …. dinjiteti humbi qe kur u asimiluam nga te Krishter ne Islamik.
      U tjetersuam dhe u vume ne sherbim te Sulltanit, per neo-otomanizimin e Ballkanit.

  3. Kola says:

    Nje zotni burre, fisnik
    Shendet dhe gezime.

  4. Nje i krishtere says:

    Bruçaj i duhej Shqiperise. Uroj qe doreheqja e tij te kete qene e vullneteshme dhe jo e ndikuar. Uroj qe kryetari i ri te ndjeke rrugen e Bruçajt per te miren e komunitetit Mysulman dhe kombit Shqiptar.

  5. Hamam says:

    Njoni mut dhe tjetri shurr nuk perfaqsojn myslymanizmin shqiptare pse duhet te studioje ne arabi ose ne turqi Ca’ kulture mer turkoarabe apo shqiptare pergjiguni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje