Ujëvara e Hinkës vetëm 7 km nga qyteti i Fierit, është një destinacion ende i panjohur dhe i paeksploruar nga turistët.
Një ujëvarë e mrekullueshme jashtë çdo guide turistike të deritanishme, ajo përbën një potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e turizmit të natyrës në Fier, shkruan ata.
Me ftesën për nxitjen e turizmit në këtë monument natyre, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi shprehet se Ujëvara e Hinkës ofron pamje mahnitëse dhe është një atraksion i shkëlqyer turistik.
“Ndodhet vetëm 7 km larg qytetit të Fierit, mes kodrave të hijshme të Peshtanit”, shprehet Subashi, duke folur për këtë potencial të fshehur turistik në Fier.
Bashkia e Fierit ka ndërmarrë ture promovuese me të rinjtë, në kuadër të promovimit të turizmit dhe pasurive natyrore.
Ujëvara e Hinkës, një kryevepër e natyrës, ndodhet në zonën kodrinore juglindore të qytetit Fier, e fshehur përfund vargut të kodrave të Peshtanit.
Ajo është rreth 20 metra e lartë dhe ujërat që rrjedhin në shtratin e saj janë nga burimet përreth. Për të shkuar atje, duhet të ndiqni itinerarin e rrugës Vlorë – Qafa e Koshovicës, duke devijuar në perëndim të kodrës së Peshtanit.
Me një vijë të gjatë bregdetare dhe me site të rëndësishme arkeologjike, Fieri mund të ofrojë një paketë të plotë turistike.
Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik dhe kulinaria e pasur e bëjnë Fierin një destinacion të rëndësishëm turistik, ndërsa eksplorimi dhe promovimi i resurseve të pafrekuentuara, siç është ujëvara e Hinkës, nxit zhvillimin e turizmit ditor.
Pashe fushat me bar dhe lulet ne deget e pemeve. Po ujvara ku ishte…?
Opa! I dhjeu Armandua ca milion me ndonjë rrugë qe do bëjë për të shkuar tek kjo “ujvarë”, që paska ujë aq sa bëjë unë shurrë në mëngjes. Kjo në dimër dhe ka vetëm nja dy kova ujë, po në beharë kur shterojnë të gjithë burimet dhe gjithçka përvëlon në Peshtan, Frakull dhe Kallëm – Kashisht? Opo nënë qijini atij vëndi, shokë të lavdishëm të Rilindjes, PD dhe LSI-së, ripeni të gjallë, kusur mos i lini….
Më mëndjen e.Subashit shkoni ju. O ARMANDO fillo regullo Plazhin e Semanit ti dhe je në rregull.Leri përonjtë e.Peshtanit se nuk janë.Valbona apo Niagara.Ë të.keqen xhaxhai.
Qeveria ta bej HEC, i hengert mortja nqs nuk e bejne.