Protestat e dhunshme, Saimir Pirgu: Më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur

3 Mars 2019, 11:17Sociale TEMA

Saimir Pirgu, tenori shqiptar i famshëm në botë ndodhet këto ditë në Tiranë, në kuadër dhe të Samitit të II të Diasporës, ku mori trofeun ‘Shqiponja e Artë e Diasporës’.

Në një intervistë për Top Channel, tenori Pirgu ka folur për impaktin dhe ndikimin që kanë ngjarjet aktuale në Shqipëri, jashtë vendit.

Saimir Pirgu ka thënë se do ti duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur.

‘Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.’

Pjesë nga intevista

Saimir, sigurisht që çfarë ndodh në Shqipëri ka një impakt ndikim shumë të madh tek shqiptaret që jetojnë jashtë kufijve. A keni ju një perceptim, një mesazh rreth gjendjes aktuale të tanishme?

Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rekuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë.

Unë di që tani jeni duke udhëtuar për në Tokio, si është axhenda?

Shfaqja që do të jepet në Tokio, është e regjisorit Nikola Zhoel dhe do të interpretoj operan Verter, kështu që jam në rolin kryesor. Për herë të parë e kam kënduar edhe në Shqipëri operan Verter, kështu që është tjetër emocion të rikthehem prapë.

Unë kam një pyetje në sensin e zbërthimit të shpirtit apo prekjes së telave, kush është opera ideale në këtë rast?

Mund të veçoj që Duca di Mantova, Verter apo dhe Boheme mbeten gjithmonë, jo sepse janë të famshëm, por janë edhe role që të japin si kënaqësinë interpretative, por edhe kthimin mbrapa kur pëlqehen nga publiku, kështu që kanë një sodisfaksion tepër të madh.

14 komente në “Protestat e dhunshme, Saimir Pirgu: Më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gome të djegur”

  1. Tironsi says:

    Edhe gjeli kengetar ka me shume mend se ti ,

    1. Cudia says:

      Saimir pash nderin. Shko beji nje soprano Sales tend se mbase e motivon qe te kthehet ne parlament qe te mos digjen me goma dhe keshtu te shpetosh ti nga puna e sikletshme per te arritur 200,000 shfaqjet e tua. Vecse nje keshille tjeter kam gjithashtu. Mos u ngaterro me politike se nuk eshte fusha jote. Kendo dhe mos u mendo dyhere per politiken. Tung!

  2. muci-muci says:

    po ik o k*qe kandari…mos na e shpif…flisni per art dhe jo politike…
    per protestat qe zhvillohen ne France, Greqi, Serbi, USA etj sipas teje duhen miliarda apo triliarda shfaqje te “rekuperohet” imazhi i atyre shteteve…
    ne France jo digjen vetem goma por edhe makina, bllokohen autostrada gjthashtu etj etj

  3. HQ-18 says:

    Ik ore pirdhu …rrot kari, servil dreqi.
    Do dali dhe ndonjë kolegu jotë e do bëj 1 miliardë shfaqe për Francën se atje janë djegur me dhjetra makina dhe biznese.
    Protestat ndodhin kudo.
    Diaspora duhet të ketë organizatën e vetë OJQ dhe duhet të mbajë samitet apo kongreset e saj, pa ndikim partiak ose shtetëror.
    Duhet të ketë një ligj për këtë dhe po ashtu një fond të posaçëm.
    Diaspora duhet të jetë aq e fuqishme, sa të dridhet qeveria kur flet diaspora. Duhet të dridhen politikanët qelbësira të Shqipërisë që kanë 30 vjetë që i pijnë gjakun këtij populli tallen me të.
    Jo kështu…….. vini hani ndonjë darkë nga qeveria, qeveria ju bën qejfin se disa nga arritjet në Maqedoni janë nga puna juaj dhe ju fluturoni me presh në byth nga vendet ku keni ardhur.

  4. Lani says:

    Drejt dhe e vertete.Gomat e djegura te ne jane per te mbrojtur kriminelet Berisha Meta Basha.

  5. Adi says:

    Imazhi i keq i Shqiperise o kelluf nuk vjen as nga nje gome as nga 10 goma te djegura. Vjen nga prapambetja ekonomike dhe sociale, nga mungesa e infrastruktures normale, nga plehrat qe ne hedhin ne lum e mbysin kroacine, ngaqe nuk kemi ne shek 21 nje linje treni, nga korrupsioni, nga injoranca politikaneve qe na kane udhehequr, nga qe klase te mesme ka pak dhe pergjithesisht eshte e paafte per te qene kompetitive ne europe dhe me background te thelle fshatar, ngaqe ”biznesmenet” tane jane te tipit, kam tre lokale dhe merrem me mall, nga xhamite qe po mbijne si kerpudha … e tje e tje

  6. tropojani 66 says:

    ti te pakten nuk je artist i deshtur si edvin kristaq rama piktir i deshtur se per politikan dihet ma sa i skadum asht teper i deshtum,kshu qe ti o sajmir rri artist i nderum mos e flliq ate shkopin e violins a violincel a ca ke ti,mos u merr me politik se goma digjen ne vende qe kan demokraci me shekuj mos fluturo me …ne byth

  7. tropojani 66 says:

    ti te pakten nuk je artist i deshtur si edvin kristaq rama piktir i deshtur se per politikan dihet ma sa i skadum asht teper i deshtum,kshu qe ti o sajmir rri artist i nderum mos e flliq ate shkopin e violins a violincel a ca ke ti,mos u merr me politik se goma digjen ne vende qe kan demokraci me shekuj mos fluturo me …ne byth

  8. aleko says:

    sepse shqiperia t5ashme eshte bere per fat te keq nje sterotip I dhunes korrupsionit mjerimit dhe primitivizmit , dhe nje dicka jo e mire te degjohet per shqiperine perhapet si vetetime…Kurse e te ndodhe e njejta gje ne vende te tjera te mirenjohura per zhvillim dhe stabilitet as e rruan kushe..Kengetari ka te drejte , pavarsisht se idhtaret e dhunes nuk bien dakorte

  9. Adi says:

    Cmimi dyte duhet te ishte skifteri i arte i diaspores. Do votoja per vellezrit binjake nga laci

  10. tralala zura nje gale says:

    ca kengtari, paska me pak vlere se nje gome e djegur.
    javen tjeter martohet biku. do ti vish kengtar ne dasem?? paguan mire.

  11. aleko says:

    po ku ke lidhje ti me kengetare o tralala zura nje ngjale…..mba berishen ti, kur thua berisha I ke thene te gjitha””

  12. Sinqeritet says:

    Malok-shpellari i vetequajtur,Tironsi;,muci-muci;adi;tropojani 66; natyrisht llum i malesise te nderuar,njerez te paligjshem,zemer katran,qe nuki perfill populli.
    Nuk e kthejne dot mbrapa rroten e historise.

  13. tony1 says:

    dava plehu. pse franca e tjert qe bejn protesta kshtu si i bie? ik ore pirdhu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje