Ky është momenti emocionues kur një grup fëmijësh që ndodheshin në një pjesë malore në Vankuver të Kanadasë, shpëtuan një skiator.
Derisa po skijonin, dëgjuan të thirrurat e bashkëmoshatarit, i cili po binte prej kabinë së teleferikut.
Të vegjlit që tani po konsiderohen si heronj, e morën një rrjetë plastike dhe e hapën poshtë tij.
Ata i kërkuan t’i largonte skitë dhe të hidhej, me shpresën se do ta mbanin dhe gjithçka përfundoi me sukses. (TemA)