Si e shkatërroi kafeja turke një Perandori të tërë

2 Mars 2019, 09:34Lifestyle TEMA

Nga Sarah Jilani*

Njihet si kafe greke nga grekët dhe qipriotët, kafe boshnjake për boshnjakët, kafe armene për armenët, kafe arabike për arabët dhe kafe turke për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët. Por, në mes të shekullit të 16-të, ishte thjesht kahve. Në atë kohë, këta popuj ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, që i përfshiu kahve-dashësit nga Europa Juglindore e deri në Persi, në përqafimin e saj të gjerë. Por në vitet e para të shekullit të 19-të, perandoria kishte nisur të krisej. Kahve-ja luajti një rol – qè pak njihet –në  rënien e saj të mëvonshme. Kafeja mbërriti në Turqi gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur njeriu që ai vendosi të qeveriste Jemenin hasi një pije energjike të njohur si qahwah, e solli në oborrin osman në Kostandinopojë, ku pati sukses të menjëhershëm.

Kahve-ja ishte një pije e parapëlqyer e klasës sunduese në Perandorinë Osmane. Por pak e dinin ata se një ditë do të shpejtonte rënien e perandorisë.

Një usta kahveci i pallatit, mund të ketë pasur me dhjetëra ndihmës për të bluar kokrrat e kafesë arabike në pluhur tejet të imët. Më pas ziente në poçet e bakri, të njohura si xhezve kafeje. Pija që dilte si rezultat – e hidhur, e zezë dhe me një shtresë të hollë shkume në majë, që krijohej duke e derdhur shpejt – servirej me filxhanë të vegjël porcelani. Për të ekuilibruar hidhësinë, legjenda thotë, se gruaja e Sulejmanit, Sulltanesha Hürrem, e pinte kahve-në e saj me një gotë ujë dhe një llokum –siç edhe serviret sot e kësaj dite në Turqi.

Jo të gjithë, megjithatë, e besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve të pinin këtë pije të re stimuluese. Megjithëse shkrimet islame nuk e përmendnin specifikisht kafenë, një klerik ekstremist në oborrin e Sulejmanit, nxori një fetva kundër pijes, me argumentimin se konsumi i gjithçkaje të djegur,  ishte i ndaluar. Por kjo, nuk e frenoi joshjen e saj. Më  1555-ën, dy tregtarë sirianë, themeluan në Stamboll kahvehane-n e parë. Shumë shpejt, thuajse një në gjashtë dyqane në qytet –nga kafenetë e vogla të lagjeve e deri tek qendrat e mëdha të komunitetit- servirnin kafe. Gradualisht, kahve-ja kulloi deri në anët më të largëta të perandorisë.

Kafenetë u dhanë burrave një vend tjetër për t’u mbledhur përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke u siguruar një vend ku të socializoheshin, të shkëmbenin informacion, të argëtoheshin dhe të edukoheshin. Anëtarët e shkolluar të shoqërisë lexonin me zë lajmet e ditës: jeniçerët, anëtarë të një suaze elitë të trupave osmane, planifikonin akte protestash kundër sulltanit, zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit, tregtarët shkëmbenin zëra për luftë. Dhe shumica e pashkolluar i dëgjonte.

Në kafenetë, ata prezantoheshin me idetë që do të sillnin telashe për shtetin osman: rebelim, vendosmëri dhe gabueshmëri të pushtetarit. Nuk vonoi shumë kur autoritetet nisën ta shihnin kahvehane-n si kërcënim. Disa sulltanë vendosën spiunë në kafenë për të matur opinionin publik; të tjerë si Murati IV, një sulltan i fillim shekullit të 18-të, u përpoq t’i mbyllte të gjitha. Por sillnin shumë përfitime ekonomike. Kur lëvizjet nacionaliste nisën të zienin në tokat osmane, në shekullin e 19-të, popullariteti i kafeneve lulëzoi.

Grupet etnike në rajonet europiane të perandorisë me shumicë të krishtere ortodokse nisën të shqetësoheshin për pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë planifikonin taktikat dhe vulosnin aleanca në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të furnizuara me kafeinë, ia dolën me vendosjen e një Greqie të pavarur më 1821, Serbisë më 1835-ën dhe Bullgarisë më 1878-ën. Kishte nisur mbretërimi i kahve-së.

Kombe të ndryshëm i shtonin nga një element dallues pijes: grekët e bëjnë me rrëshirë, kroatët me fara qimnoni, arabët e përziejnë me kardamom dhe e servirin me filxhanë të vegjël pa vegjë, të quajtur finjans. Edhe kur pihet sade, ose e plotë, profili i shijes varet nga pjekja; kokrrat e mesme-  në të errëta të varietetit turk,  e prodhojnë kafenë me një shije toke, nuanca tymi dhe strukturë të dendur. Kur filxhani thahet, kokrrizat e imëta veshin fundin e filxhanit. Efekti është i menjëhershëm. Perandorë të botës, kini kujdes!

*Revista 1840, pjesë e revistës The Economist-Gazeta Si

14 komente në “Si e shkatërroi kafeja turke një Perandori të tërë”

  1. Alban Hamzai says:

    Nje fjale e urte thote: “kafeja eshte sebepi ,gjithe lavdia I takon muhabetit .”

  2. Kryqi says:

    500 vjet nen turkun eshte fatkeqesia jone e sotme dhe e ardhme.

  3. Kryqi says:

    500 vjet nen turkun eshte fatkeqesia jone e sotme dhe e ardhme.

  4. Fanatic says:

    Quhet kafeja Osmane

    Kudo ne Ballkan pervec jevgjiterve neo grek, njihet si kafe osmane apo ne gjuhen popullore si ” kafe turke”.

    Jevgjit neo grek, si komb bastard me histori te shpikur qe jane, shpikine dhe pervetsojne cdo gje duke manipuluar cdo gje, prandaj e quajne eleniko kafen osmane.

  5. Doktoresha says:

    Thua Mona dhe Lulka te pijne kafe çdo moment? Aaaa te gjoret! Sa kafe ende duhet te pijne? Se tani kane dhe kohe te lire! Çeshtja eshte qe ata e kane tejkaluar dozen, dhe kafja nuk po u ben me pune! Le te hane nje top muti me mire!

  6. Alban2019 says:

    O gazetar funderrine, o mbetje, jashtqitje turke…qe per para doni ti turqioni edhe ato pak shqiptar qe kane ngelur nga 500 vjet roberi. O zgjebe po ti shkruan shqip apo turqisht o u shofte rraca jote dhe e gjith atyre qe e shesin kombin te prapanica e Sulltan Erdoganit.
    Ju vrafte dhe ju mallkofte deri ne 7 breza gjaku i derdhur per 500 vjet per te mos u turqizuar. MALLKUAR QOFSHI

    1. Isuf kapertoni says:

      O injorant, o mbetje gjenetike turke po lexoje kush e ka shkruajtur te pakten…

      1. Alban2019 says:

        Le ta kete shkruajtur edhe sateme o ISUF. Kjo eshte gazete Shqiptare, per Shqipetare dhe DUHET te shkruhet ne Gjuhen Shqipe. O klluf, qe Tuqit pervec emrave te zgjebur qe lane ne trojet Arberore lane edhe injorancen dhe inferioriteti si ky i joti o ISUFF

  7. Nen admistrimin Osman o gomar ,e jo nen sundimin.Sot qe po kerkon te futesh ne peranorine eurosllave (eu) albanisht do te flasesh atje debil apo gjuhen e te tjereve qe jane kokat e kesaj perandorie?
    Historia e kesaj toke eshte bere e behet nga Jo Vendasit Arberore ,por kryesisht ngacobane stepash ardhacake vllehobullgare.Ata si identitet *kulturor* kane vetem kryqin e grekut se nuk asnje tradite, biles edhe gjuhen e kane humbur e flasin dialekt sorrogato latin.Edhe me zi se afrikanet qe flasin frengjitht apo anglisht ne forme te peshtire.Arberoret u bashkuan me perandorine Osmane edhe mbajten vendin e nderit ne ate perandori.Ky eshte fakt.Kurse ne perandorine eurosllave as qe i qasin edhe i poshterojne sistematikisht,pa pushim deri edhe tek doganieri me i rendomte i perandorise eurosllave(eu).Po vatani ka rene ne dore te kaurrve jo vendalinjka koheqesi minj e brejne edhe e sabotojne popullin Arberor(Arnaut sic na quajne ende miqte e vellezrit tane Turq ne emrin e vjeter e jo ne emrin e vllehevete arbanizuar shiftari).

    1. Moni says:

      Qeke per te ardhur keq!

  8. H says:

    Nuk ka pasur asnjë fatva për të ndaluar kafen në perandori. Juristi i famshëm Mufti Ebusuhud që ishte edhe këshilltar i Sulejmanit të madhërishëm lejoi përdorimin e kafes me një fatwa të posaçme.Dokumenti gjendet në arkivin qëndror dhe është i konsultueshëm për historianët. Nëse historitë i tregoni sipas qejfit ,opinionit apo simpative vazhdoni por nuk quhet histori por përrallë.

  9. Fanatic says:

    Ku eshte komenti im?

  10. Pellazgos says:

    Pa Turqi nuk do kishte Al-banistane zoti Kryqi.Ndryshe ketu do quheshim Panajot Vasil Kozma Stavro dhe jo Sulejman Idriz,Qemal,Enver,Mahmut etj.Do vazhdonte Perandoria Greke e Bizantit me institucione shkolla kisha Greke Orthodhokse.
    Prandaj thuajini faleminderit Sulltaneve qe ju hoqi breket,ju ndroi emrat,ju ndroi A.D.N,ju preu kokat,me nje fjale ju qi….u nga para dhe prapa.
    Ndryshe nuk do ishit state myslimane,te urreni Greqine gjoja e kane fajin ata qe krijuan Epirin,Historine,Alfabetin dhe Mrekullite o botes.
    Por ju nuk u bete qe nuk u bete ” njerez” ,nuk dini cfare eshte Nderi per Kombin,nuk kuptoni cdo te thote Dinjitet,jini thjesht nje State Islamik dhe servil I fashisteve qe nderoni nje Plakushe me prapavije politike si Tereza dhe e vendosni mbi ata qe dhane jeten,pasurine per Epirin e Kastriotit.Per kete Alvanistane te Naimit,Shemshedinit,Abyllahut,Ismailt krenoheni ju?Ata qe luftuan per Turqine qe as nuk u vente ne mendje per ndonje Albani?
    Ata shkuan ne Stamboll se ishin turq,kurse Arvanitasit luftuan per clirimin e Epirit dhe kombit te tyre Greke.
    Tani behet pyetja,kush ishin “Shqipetaret” ne ate kohe Arvanitasit apo Frasgellinjte dhe ata qe donin dhe per fat te keq duan akoma Turqine.
    Keta jini ju.

  11. Albani says:

    Ne Turqi nuk mbillet kafe nonen,kafeja eshte e Brazilit dhe Amerikes Latine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje