Të lumtur me martesën? Është çështje gjenesh

1 Mars 2019, 16:34Lifestyle TEMA

A do të kesh një martesë të lumtur? Kjo varet edhe nga gjenet. Një studim i publikuar në revistën PLOS ONE zbulon se variacionet (mutacionet), në një gjen të veçantë (ai i hormonit të lumturisë dhe lidhjes nënë-bir – oksitocina) lidhen me më shumë kënaqësi dhe siguri për jetën në çift. Studimi është kryer nga Yale School of Public Health dhe ka analizuar 178 çifte të moshës 37-90 vjeç.

Gjeni i oksitocinës është gjerësisht i studiuar, pasi është thelbësor për lidhjen e nënës me fëmijën e vet dhe për procesin e ushqyerjes me gji. Studimet kanë treguar se disa mutacione të këtij gjeni lidhen me aspekte pozitive të personalitetit, si të qenit i shoqërueshëm, i sigurt në vetvete dhe altruist.

Në mënyrë të veçantë, për këtë studim është analizuar ADN-ja e çifteve (nga kampionët e pështymës) dhe çiftet e bashkëshortëve kanë plotësuar formularë, në të cilët janë përgjigjur për lumturinë në martesë.

Analiza gjenetike dhe krahasimi me përgjigjet tregoi se ata që kishin variantin ‘OXTR rs53576’ të gjenit, kanë tendencën të jenë më të kënaqur nga martesa. Mjafton që njëri nga partnerët ta ketë këtë variant për të bërë diferencën në këtë aspekt. (TemA TV)

2 komente në “Të lumtur me martesën? Është çështje gjenesh”

  1. Adam says:

    Mire do ishte te vazhdonte kjo metode deri ketu te ne .Kur te vdiste Saliu ta fusnin brenda dhe Lulin

  2. DinPaku says:

    Po për ne të tjerët që kemi variantin OXTR rg83918, si i bëhet hallit, a do kemi lumturi çiftërore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje