Aktorja e njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze në banesë

28 Shkurt 2019, 20:50Lifestyle TEMA

Aktorja amerikane Lisa Sheridan është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Neë Orleans. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i aktores 44-vjeçarja, e cila tha se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.

Asnjë shkak nuk është bërë i ditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores, raporton revista “People”.

“Të gjithë e donim dhe jemi të dëshpëruar nga humbja e saj. Ne po presim një raport të mjeko-ligjorëve për shkaqet e vdekjes”, tha menaxheri.

Lisa Sheridan ishte një aktore e njohur me një karrierë 20-vjeçare. Ajo kishte luajtur në shumë filma e seriale të famshme amerikane. Ndër më të njohurit janë “CSI”, “Las Vegas”, “The Mentalist” etj.

Regjisori Michael Dunaëay vlerëson talentin e aktores, për të cilën thotë se ka njohur kur ajo ishte 14 vjeç. Miq dhe kolegë të tjerë të aktores kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 44-vjeçares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje