Lideri komunist koreanoverior Kim Jong-un, nuk do mundet të rrëkëllejë votka ruse.
Ky privim i vjen nga autoritetet hollandeze, pasi pasi doganat e këtij vendi bllokuan në portin e Roterdamit 90,000 shishe me vodka ruse të destinuara për Korenë e Veriut.
Bllokimi u bë në kuadër të sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit komunsit, vendosur për shkak të kërcënimit bërthamor.
E përditshmja holandeze Algemeen Dagblad shkruan se shishet ishin të destinuara për njeriun e parë të Koresë së Veriut dhe zyrtarëve të tij të lartë ushtarakë.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur sanksione mbi Korenë e Veriut dhe është e rëndësishme t’i respektojmë ato”, u tha nga autoritetet hollandeze.
Vodka ishte ngarkuar në një anije të kompanisë kineze Cosco Shipping.
Ende nuk është vendosur nëse shishet do të shkatërrohen apo do të shiten në ankand.
Ku i gjeni keto tituj kaq te rendompt more gazetare ?!!