Për takimin Trump-Kim edhe një... pullë poste

26 Shkurt 2019, 15:32Lifestyle TEMA

Vietnami do të celebrojë samitin mes udhëheqësve të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump edhe me anë të një pullë postare të veçantë.

”Pulla postare tregon dy duar, me ngjyrat e flamurëve të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që takohen”, theksoi zëvendësministri vietnamez i Informacionit Pham Hong Hai në një konferencë shtypi.

“Fakti që Vietnami ka qenë i zgjedhur për të pritur samitin Trump-Kim edhe një herë tregon rritje në imazhin e vendit,” tha ai.

Kim mbërriti në Hanoi të hënën pas një udhëtimi treditor me tren nga Pheniani.

Trump është planifikuar mbërrijë në Hanoi sot në mbrëmje dhe të dy udhëheqësit do të zhvillojë bisedime të mërkurën dhe të enjten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje