FOTOT: Jordyn Woods ndryshon versionin e historisë së tradhëtisë me Tristan Thompson

26 Shkurt 2019, 11:05Lifestyle TEMA
FOTOT: Jordyn Woods ndryshon versionin e historisë së

Që kur doli lajmi se shoqja e ngushtë e Kylie Jenner kishte pasur një histori, me atë që tashmë është ish partner i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i gjithë internet po pret që të shohë si do të vazhdojë historia e miqësisë së tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe Jordyn i ka kërkuar falje Kylie-t, por nuk është duke bërë një punë të mirë në tregimin e ngjarjes dhe thënine e së vërtetës.

“Historia e saj vazhdon të ndryshojë dhe duket se sa herë që thotë diçka, aq më shumë del që është fajtore”- thotë një burim për “People”-“Është bërë një javë që ajo vazhdon të japë një shpjegim që nuk e beson askush. Të gjithë mendojnë se ajo donte që të kishte diçka me Tristan dhe thjesht nuk mendoi se do ta zbulonin”.

Ndërkohë Kylie nuk është ende e bindur nëse do ta ketë Jordyn më në jetën e saj. Fillimisht u tha që motra e vogël e klanit Kardashian/Jenner, do të ndërpriste çdo kontakt me miken e ngushtë por mesa duket kjo është e pamundur të bëhet, pasi ato kanë qenë të pandara. “Kylie duket e pavendosur”- tregon dikush afër familjes-“Do jetë shumë e vështirë që ajo mos ta takojë më kurrë Jordyn në jetën e saj”.

Kujtojmë që ditën e djeshme doli “version zyrtar” i Woods në lidhje me të gjithë skandalin e tradhëtisë, ku ajo tregonte se ishte shume e dehur kur ishte puthur me Tristan dhe e gjitha kishte qenë një gabim. Le të themi që askush nuk e besoi këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje