VIDEO: Ushtari ngec në flamurin gjigand, bie nga 6 metra lartësi

25 Shkurt 2019, 18:48Lifestyle TEMA

Ky është momenti rrëqethës kur një ushtar mbetet i varur në flamurin gjigant të Meksikës, dhe në një moment nga erërat e forta shkundet dhe rrëzohet në tokë nga gjashtë metra lartësi. 

Videoja është filmuar gjatë ushtrimeve të ceremonisë së ngritjes së flamurit në parkun El Palomar në Chihuahua të Meksikës. 

Dhjetëra persona që ishin mbledhur për ta parë nga afër flamurin gjigant, mbetën të habitur kur panë ushtarin që kishte ngecur i varur në flamur rrëzohet në tokë. 

Burri i identifikuar si Raul Misal Flores ka pësuar lëndime trupore, kurse pamjet e këtij momenti rrëqethës janë bërë virale në internet. (TemA) 

1 komente në “VIDEO: Ushtari ngec në flamurin gjigand, bie nga 6 metra lartësi”

  1. trojani says:

    Aq me teper brekdhjera jane shtetet aq me te madh e tundin flamurin!!!
    Ne kete katigori edhe ne,biles nga rreshtat e pare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje