Ushtria indoneziane përdori një aeroplan për të krijuar një shi artificial, pasi smogu i shkaktuar nga zjarret në pyje detyroi mbylljen e shkollave në ishullin e Sumatrës.
“Aeroplani mund të mbajë tonelata kripë për t’i përdorur për shpërndarjen e reve”, tha Edwar Sanger, kreu i agjencisë për mbrojtjen civile në provincën Riau në Sumatra, raporton ata.
”Shkollat u detyruan të dërgojnë studentët në shtëpi, pasi ndotja arriti nivele të rrezikshme”, njoftoi agjencia e lajmeve Antara.
Zjarret në pyje janë një rrezik në Indonezi dhe smogu ndikon në Singaporin fqinj, Malajzinë dhe Tajlandën duke shkaktuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme.
Qeveria indoneziane theksoi se bilanci i të vdekurve nga zjarret në vitin 2015 ishte 24 persona, ndërsa Banka Botërore vlerësoi humbjet ekonomike si pasojë e zjarreve në 16 miliardë dollarë.