Academy Awards: "Green Book" shpallet filmi më i mirë, të gjitha çmimet e edicionit të 91-të

25 Shkurt 2019, 10:00Lifestyle TEMA

Një komedi është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 91-të të Academy Awards. “Green Book” ka fituar çmimin “Oscar” nuk ishte në listën e filmave favoritë, megjithatë arriti të sintonohej më së miri me linjën që përshkoi ceremoninë: temat e gjithëpërfshirjes dhe integrimit.

Historia e udhëtimit të muzikantit Don Shirley dhe shoferit të tij në Amerikën raciste të viteve gjashtëdhjetë, fitoi tre statuja të arta: filmi më i mirë, aktori më i mirë joprotagonist për Mahershala Ali dhe skenari më i mirë origjinal.

Spike Lee, për “BlacKkKlansman”, mori çmimin për skenarin më të mirë joorigjinal dhe nxiti audiencën e me një fjalim shumë politik: “Zgjedhjet 2020 janë pas derës, le të mos harrojmë, mund të zgjedhim dashurinë dhe jo urrejtjen”. Spike Lee e falënderoi gjyshen e saj. “Ajo ka qenë një skllave të cilës sot i bëj homazh krahas paraardhësve tanë. Falë sakrificës së tyre jemi këtu, faleminderit që keni ndërtuar e vendin dhe keni duruar gjenocidin e vendasve”.

“Roma”, filmi me regjinë e Alfonso Cuaron, një tjetër produksion me konotacion të fortë shoqëror, ka fituar disa çmime të rëndësishme. I prodhuar nga Netflix, ai ka arritur të rrëmbejë statujën e artë si filmi më i mirë në gjuhë të huaj, regjisori më i mirë, fotografia më e mirë. “Ky film u dedikohet 70 milionë shërbëtorëve që punojnë në shtëpitë tona dhe që zakonisht lihen në plan të dytë”, tha regjisori meksikan.

“Bohemian Rhapsody” është filmi që ka mbledhur më shumë çmime. Filmi i bazuar në jetën e këngëtarit Freddie Mercury ka rrëmbyerstatujën e artë për aktorin më të mirë protagonist, montazhin më të mirë, muzikën më të mirë dhe miksimin më të mirë muzikor.

Një surprizë tjetër ka qenë Olivia Coleman, e cila është vlerësuar si aktorja më e mirë femër, duke lënë pas Glenn Close, shtatë herë e nominuar për “Oscar”, por pa arritur asnjëherë të statuja e artë.

Lady Gaga është nderuar me “Oscar” për këngën më të mirë në filmin “A star is born”. Ky i fundit mund të konsiderohet si zhgënjimi më i madh i mbrëmjes, pasi çmimi që çoi në shtëpi këngëtarja ishte i vetmi me të cilin u vlerësua, pavarësisht se ishte nominuar në 8 kategori. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje