Pezullohet polici në Florida: Lejon çiftin e hajdutëve të kryejnë veprime seksuale në makinën e policisë

24 Shkurt 2019, 19:30Lifestyle TEMA

Një oficer policie në Florida, është pezulluar nga detyra pasi lejoi dy të dyshuar për vjedhjen e një dyqani, që të të kryenin akte seksuale me njëri-tjetrin në pjesën e prapme të makinës policore pa ndërhyrë.

Një hetim i brendshëm ndodhi në korrik të vitit 2018, menjëherë pasi oficeri i policisë Fort Pierce, arrestoi të rinjtë Zachery Moellendick, 23-vjeç dhe Krista Leigh, 24-vjeç, për vjedhje.

Një raport pohon se çifti kishte vjedhur bizhuteri dhe një lodër për bebe.

Gjatë udhëtimit të tyre në burgun e St Lucie County, video tregon dyshen duke u puthur dhe përqafuar, ndërsa në sfond është një këngë dashurie. Kamerat kanë filmuar momentet për 6 minuta.

Zyrtari McNeal gjithashtu lejon që Moellendick të pijë një cigare brenda makinës së patrullimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje