Java mes zogjve dhe kafshëve sjell përmes fotografive një drer që shihet në rrezet e hershme të mëngjesit në Richmond Park në perëndim të Londrës.
Gjithashtu në galerinë virtuale zenë vend edhe fluturat monarke të grumbulluara në degët e pemëve në një strehë (rezervat) natyror në Amanalco de Becerra të Meksikës.
Ndërkohë, nuk mund të mungonte edhe një luan malor i cili është parë në një pemë 50 metra larg një banese private në Hesperia të Kalifornisë.
Personeli shtetëror i kafshëve të egra njoftoi se qetësoi kafshën dhe zjarrfikësit e zbritën atë në tokë duke përdorur një parzmore shpëtimi.(TemA)