Një vajzë 4-vjeçare humbi ndjenjat pasi kapela e bluzës i ngeci në një shufër hekuri në një park lojrash në Rusi.
Pas disa minutave që kishte ngecur e varur ajo mbeti pa oksigjen dhe humbi vetëdijen.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushja mundohet të shqelmoj me këmbë për t’i tërhequr vëmendjen të tjerëve, por mësuesja dhe të tjerët as që e vërenin.
Me kalimin e minutave ajo humb vetëdijen dhe vazhdon të qëndrojë e varur.
Por, një grua e cila kalon rastësisht e sheh dhe vrapon për ta shpëtuar.
Vogëlushja aktualisht është në spital duke kryer teste të ndryshme që vërtetojnë nëse ka pësuar lëndime në tru. (TemA)