FOTOT: “Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel

26 Shkurt 2019, 11:47Lifestyle TEMA
FOTOT: “Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Vietnam ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. 

Kim ka përshkuar me trenin e tij të blinduar plot 2,800 milje për të mbërritur në Hanoi të Vietnamit. 

Por, ajo çfarë kishte tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve të shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur, ishin veturat e shumtë të blinduara që po e shoqëronin rrugës për në hotel.  

Gjithashtu në qendër të vëmendjes ishin truprojat e tij që vraponin pas limuzinës së zezë të tipit Mercedes, brenda të cilës ishte lideri i tyre. 

Për shkaqe sigurie ushtria dhe policia kanë bllokuar rrugët për orë të tëra për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshme eskortës së liderit veri-korean, ndërsa gazetarë nga e gjithë bota tashmë kanë arritur në Vietnam dhe po bëhen gati për samitin e shumëpritur mes Kim dhe Trump.  (TemA) 

5 komente në “FOTOT: “Tanke, armë dhe truproja të shumtë”, momentet kur Kim Jong Un zbret nga treni i blinduar dhe shkon në hotel”

  1. LEXUESI says:

    Po nga Shqiperia a ka vantur ndonje gazetar apo ne nuk bejme pjese ne gjithesine e botes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Per mua duhet te shkonte Blendi Fevziu qe te pyeste Trampin oerse ka dale kundra PD ose Krasta qe ta pyeste nese do te arrestohet Vangjush Dako apo jo!

  2. Lissius says:

    Ksaj i thon dhija e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Qfar eskorte Me motorr papaq dhe karroca breglumi

  3. Sequence says:

    Quhet koreano verior o palo gazetar made by kristal university dhe jo veri korean. E njejta pergjegjesi bie edhe mbi redaktorin dhe drejtorin. kazan i shpuar bile me shume vrima jeni

  4. Baliu says:

    A eshte ky vet Kimi, apo sozia i tije? Trampit po i pelqen Kimi, sepse e ka frizuren e Mickey Mouse-it. E per gazetar shqiptar ska nevoje kur mund te meren “lajme” nga Anadolu Agency.

  5. ZIGURI says:

    Pse paska tren nga korea ne vjetnam ne ne Shqipri skemi tren me shku ne Kosov …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje