Pas dërgimit të vajzës për të kaluar natën me gjyshërit e saj, një nënë mendonte se ajo mund të rrinte ulur dhe të pushonte. Por, jo. Kishte menduar gabim, pasi një telefonatë i prishi të gjitha.
Serena Rose u trondit kur mori vesh se vogëlushja e saj kishte prerë flokët e gjata.
Në fillim mendoi se ishte një shaka, por shumë shpejt e kuptoi se prindërit e saj ishin shumë seriozë në atë që i kishin thënë dhe se vajza 4 –vjeçare kishte krijuar tashmë “stilin” e saj të flokëve.
Alexis kishte marrë një palë gërshërë dhe kishte prerë pothuajse të gjithë flokët e saj bjonde dhe të gjatë.
Duke folur për “Pretty52”, mamaja, nga Drenthe, Holandë, tha: “E dërgova Alexis tek shtëpia e gjyshërve të saj për të ndenjur një natë, por mëngjesin e ditës tjetër mora një telefonatë prej tyre dhe më thanë se ajo kishte shkurtuar flokët e saj. Mendova se po bënin shaka, por jo. Në pak minuta vogëlushja ime kishte prerë flokët”.
Serena fillimisht thotë se ajo e pa anën për të qeshur të incidentit, por pastaj u trishtua.“Ndjeva zemërim“, shpjegoi ajo.
“Kisha shumë kohë që isha kujdesur që ajo të kishte flokë të gjatë”. Serena Rose mendon se vajza e saj është frymëzuar tek parukjera, pasi ato kishin qenë disa ditë më parë atje. Ajo u detyrua ti rruajë të gjitha flokët e saj për të rregulluar prerjen e çuditshme.
“Shpresoj se ajo ka mësuar një mësim nga ajo që ka ndodhur dhe nuk do të bëjë përsëri diçka të tillë , ka thënë Rose.
E kujt i plasi per kete lajm debil !
KETIJ I THEM LAJM UNE!
BRAVO GAZETARIT MENDJE SHUME!
MEGJITHATE GAZETARI TE MOS MERZ<ITET SE I RRITEN PRAPE.
Mezi pres te behet film.
monika çoi lulin te baba vet sali berisha, dhe saliu i preu bibilushin.
Ky lajm eshte kura me mire per ato qe vuajnë nga diarrea
Ata qe nuk vuajnë mos ta lexojnë deri ne fund se rrezikohen
nga kapslleku