Cindy Kimberly u bë e famshme falë Justin Bieber dhe reklamimit që ylli i popit i bëri në mediat sociale në vitin 2015.
Një foto e Cindy Kimberly me Justin, bëri që jeta e saj të transformohej. Nga studente u përfshi në botën e modelimit duke u bërë shumë e kërkuar.
Dhe pothuajse 4 vite pasi ylli kanadez postoi një foto me 20-vjeçaren ajo është parë në krahët e një tjetër ylli të profilit të lartë në Barcelonë.
Raportohet se modelja është në një lidhje me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Ata u fotografuan së bashku mbrëmjen e së hënës në qytetin katalanas.