FOTOT: Gjenden 1500 breshka të lidhura me rrip në valixhe

4 Mars 2019, 17:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjenden 1500 breshka të lidhura me rrip në valixhe

Policia në Filipine ka zbuluar më shumë se 1.500 breshka të gjalla të mbështjellura me rrip brenda valixheve në aeroportin e Manilas.

Breshkat, e gjetura në valixhet e braktisura në aeroport, kanë një vlerë në total prej 86.631 dollarë. Policia dyshon se transportuesi i braktisi pasi zbuloi dënimet e ashpra që përballen trafikantët e kafshëve të egra.

Ata përballen me dy vite burg nëse kapen. Një total prej 1.529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises, që është pjesë e listës së Kuqe të IUCN si specie në rrezik, u gjetën në katër valixhe të braktisura në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën, shkruan ora news.

Breshkat u braktisën nga një pasagjer që fluturoi nga Hong Kongu.

Bureau of Customs në aeroport tha se pasagjeri u informua për vigjilencën ndaj tregtisë ilegale të egra dhe dënimet që përballen trafikantët ndaj mori vendimin për ti lënë aty.

Breshkat përdoren si kafshë ekzotike por edhe në mjekësinë tradicionale.

2 komente në “FOTOT: Gjenden 1500 breshka të lidhura me rrip në valixhe”

  1. Ervin Salijajaijii says:

    Hajde hajde 1500 breshka ne tre valigje , as 1500 veze nuk i zene 10 valixhe jo ma 500breshka per validhe , matematike Lulzim Bashe

  2. Tan_Tironci says:

    Duct tape jo trip o Rrip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje