Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot për dhunën e ushtruar në stadiumin e Kamzës ndaj arbitrit Hamiti.
Përmes një konference të jashtëzakonshme, Tahir Kastrati tha se Shoqata e Arbitrave kërkon urgjentisht marrjen nën kontroll nga policia të stadiumeve shqiptare.
“Policia ia ka deleguar kompetencat privatit. Duhen marrë masa urgjente pasi jemi në rrezik për jetën” – tha Kastrati.
Ndërkohë, sipas Ilir Shulkut, raste të tilla mund të agravojnë.
“Jemi në mes të kampionatit dhe ndodhin gjëra të tilla. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në fund të kampionatit kur ekipet rrezikojnë daljen nga kategoria” – tha sekretari i FSHF.
Ai shtoi se në kushte të tilla, FSHF do të jetë e detyruar ta pezullojë kampionatin.
“Ne presim një reagim nga Policia që të marrë përgjegjësitë e saj. Në të kundërt do ta shohim shumë seriozisht pezullimin e Kampionatit” – tha Shulku.
Perjashtoni perjete dhunuesit dhe ngrini padi penale
Mire per ata lloj tifozet e papergjegjshem po keta zyrtare klubesh te dhunshem ka ndonje pergjegjesi federata ! Kujt i duhen keta qe i jane ngjitur futbollit per kaq vite ?! Keta nuk ndihmojne futbollin. Ne te kundert futbolli rrenohet cdo dite nga njerez te dhunshem, qe nuk kane idene si ta rrisin e te zhvillojne ekipin.
Cfare masash ka marre federata per keta lloj presidentesh e zyrtaresh qe te mos i afrohen me futbollit? Apo i duhen per votime. Nese keta qendrojnr me futbollin atehere njerezit qe dashurojne futbollin por jo dhunen e pazaret do te rrijne larg stadiumeve.
Federata ka kerkuar qe policia te mos jete brenda ne stadium te jete vetem policia private.Pasi e kane bere balte futbollin me arbitrat duke vendosur ndeshjet ne tavoline sic i do Duka e ka fajin Rama kur tifozet reagojne.Kur futet policia ne stadium ka shkelur ligjin por edhe kur sfutet ka shkelur ligjin.Federata Private e Futbollit