VIDEO: U akordua penallti mbi kohën shtesë, ja pse u rrah gjyqtari Hamiti

3 Mars 2019, 17:22Sport TEMA

Ndeshja mes Kamzës dhe Laçit ka përfunduar në mënyrën më të keqe, duke qenë se disa tifozë kanë hyrë në fushë duke sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Eldorian Hamiti.

Shkak për dhunën e shfaqur ndaj Hamitit, është bërë një penallti e akorduar në sekondat e fundit të takimit.

Kur ishin dhënë 5 minuta shtesë, Avdyli ka shkaktuar një penallti në minutën e 6 të kohës shtesë dhe kjo ka irrituar tifozerinë vendase.

Përveç faktit se koha shtesë kishte përfunduar, edhe penalltia e akorduar duket se nuk është pranuar nga tifozët të cilët nuk pranojnë se kishte faull nga Avdyli.

VIDEO Penalltia e akorduar:

VIDEO Sherri

 

2 komente në “VIDEO: U akordua penallti mbi kohën shtesë, ja pse u rrah gjyqtari Hamiti”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ne burg te tre. Ngjarje e shemtuar..

  2. arberbylin says:

    Jepet koha shtese 5 min , perfundojne 5 minutat , pse nuk e mbylli ndeshjen gjyqtari ??? mos ishte i vendosur rezultati para ndeshjes ??? nuk pajtohem me dhunen , por as me gjyqtaret maskarenje qe tallen me parate e presidentit , tallen me publikun , tallen dhe me djersen e lojtareve , protagoniste ne fushen e lojes jane lojtaret e jo gjyqtaret, pas ketij diskretitimi te ketij palaco gjyqtari, mendoj se do zene mende te tjeret, ose do ti bejne per spital e do ti heqin zvarre dhe ne jeten civile , se mjaft me , nuk vazhdohet me keshtu me keta palaco gjyqtare, qe i bejne dem futbollit shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje